Header Ads

Afrojack dhe Stanaj - Bed Of Roses - Degjoje ketu



Ultra Music Festival ne Majami te Amerikes eshte nje prej festivaleve muzikore me te medhenj ne bote duke mbledhur mbi 70.000 persona ne salle. Ky festival zgjat per disa dite dhe ne te luajne emrat me te njohur te EDM ne bote. Nuk ka Dj qe nuk ka luajtur ne Ultra Music Festival. Shume prej DJ_ve gjate akteve te tyre muzikore, sjellin ne skene dhe artiste me te cilet kane bashkepnuar apo do bashkepunone ne te ardhmen. Kete vit dy shqiptare interpretuan ne Ultra Music Festival. G4SHI ishte i ftuar nga Dj Snake i cili mbylli dhe arenen e madhe ne naten finale te festivalit. Nderkohe Stanaj, na surprizoi si i ftuar nga Afrojack ku kendoi dhe kengen e re "Bed Of Roses" te cilen mund ta degjoni me poshte. Cilesia nuk eshte e mire pasi eshte marre nga interpretimi live ne menyre amatore, por sa per te patur nje ide per te gjithe ata qe jane kurioze. Kengetari gjithashtu ka lajmeruar per muzike te re, cka na ben te mendojme se "Bed Of Roses" do te jete singla e ardheshme e kengetarit. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.