Bebe Rexha shenon #1 ne Billboard. Ja pozicionet e Stanaj, Era Istrefit dhe Dua Lipes.
Bebe Rexha kete jave shenon suksesin e rradhes duke u renditur ne vendin e pare te klasifikimit "Dance Club Songs" ne Billboard (Amerike) me kengen e saj "I Got You". Kenga gjithashtu renditet ne vendin e 86 ne klasifikimin e "The Hot 100" (kenget me te shitura ne Amerike) ne vendin e 35 te "Pop Songs" dhe ne vendin e 99 te "Trending 140". Rexha nuk eshte e vetmja artiste me origjine shqiptare e cila renditet ne klasifikimet e Billboard. Dua Lipa dhe bashkepunimi i saj me Martin Garrix renditen ne vendin e 32 te "Pop Songs" dhe ne vendin e 100 te "The Hot 100". Ne listen e "Emerging Artists" (Bazuar ne kenget me te shperndara te artisteve te rinj ne Twitter brenda 24 oreve) Era Istrefi renditet ne vendin e 27 me "Bon Bon" dhe ne vendin e 62 me "Redrum". Ne po te njejten liste, Stanaj renditet ne vendin e 82 me "Romantic" dhe ne vendin e 89 me "Playing to Lose" bashkepunimi i tij me Lemaitre.
Post a Comment