Header Ads

Dafina Zeqiri - Four Seasons - Shiko videon ketu!




Dafina Zeqiri ka publikuar videon e kenges me te cilen ajo po debuton ne tregun muzikor amerikan - "Four Seasons", te cilen ne po e sjellim ketu sot per ju ne Albaniac. Ne video shfaqet dhe rreperi i njohur French Montana i cili e ka mbeshtetur kengetaren shqiptare qe prej fillimit te saj ne Amerike. Videoja eshte cilesore, kenga po sic thame na ka pelqyer dhe ky eshte vertet nje debutim shume i mire. Besoj se me teper sesa nje tentative per te "care" ne kete treg, "Four Seasons" eshte nje prove e Dafines per te treguar se eshte gati te jete konkuruese ne kete treg. Mendoj se kenga e saj e ardheshme do te jete ajo qe do  bej me shume buje. Shpresoj qe te jete ritmike, pasi momentalisht ne Amerike ka nje mungese te kengeve cilesore dance e te gjitha te momentit tingellojne njesoj, po ashtu sic shpresoj qe dhe videoja te jete crazy. Teksa "Four Seasons" eshte cilesore, nuk sjell asgje te vecante dhe per nje artiste te re suksesin e garanton vec elementi qe e distancon nga te tjerat. Ky element qendron tek "e reja" dhe "e vacanta" qe sjell, qofte ne muzike, qofte ne imazh e interpretim. Megjithate Dafina duhet vlersuar qe po debuton me R&B, pa nje kontrate muzikore (te pakten nuk ka deklaruar te kete nenshkruar dicka) dhe me video premiere ne Fader. Urime!

ps. Kengetarja duket se me debutimin ne Amerike ka ndryshuar dhe emrin e saj artistik. Ajo ka hequr mbiemrin dhe tashme njihet thjesht si Dafina. Nuk dihet nese kjo eshte zyrtare por te pakten keshtu prezantohet ne video.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.