Header Ads

Ja kengetaret shqiptare ne Coachella - Foto

Fiksim veshja e Dua Lipas gjate performances ne Coachella

"Coachella" eshte nje festival muzikor amerikan i cili mbahet ne Kaliforni me fillimet e tija qe ne 1993, por si festival tradicional eshte themeluar ne 1999. Eshte nje prej festivaleve me te medhenj ne Amerike dhe bote, por arsyeja perse flitet kaq shume per te eshte fakti qe shume personazhe te njohur te muzikes, modes dhe kinematografise marrin pjese ne kete festival duke terhequr paparacet e pas tyre dhe median. Festivali nisi fillimisht si nje ditor, me pas fundjave,  tre ditor, e tashme dy fundjava ne prill. Vitet e fundit artiste shqiptare jane ngjitur ne skenen e ketij festivali. Action Bronson ka interpretuar ne 2015, Bebe Rexha ne 2016, Stanaj ne 2016, Njomza ne 2016, Rita Ora ka qene prezente e ftuar ne cdo party te mundshme pothuajse cdo vit. Ne 2017, si asnje here tjeter, ne Coachella kane marre pjese te gjitha kengetaret e njohura shqiptare ne bote. Dua Lipa kendoi si e ftuar e Martin Garrix ne skenen qendrore, Bebe Rexha kendoi ne festen e American Express Platinum House, Rita Ora ne festen e Moschino, Njomza ne festen e Nylon etj. Nje tjeter shqiptare qe mori pjese dhe interpretoi ne kete festival ishte dhe Era Istrefi. Nje gje qe me "grric" mua me kete, eshte fakti qe nuk kuptoj se perse ne vend qe te promovoj veten, i ben gjerat si me fshehtesi. Era eshte nje kengetare qe mori fame fale rrjeteve sociale, e kur vjen puna nje lajm se e nxjerr ne profilet e saja lol. Atehere...ajo kendoi ne skenen e Gobi, (e cila eshte nje prej gjashte skenave te ketij festivali) ne nje performance me What So Not dhe LPX, ate cka besohet se do te jete versioni zyrtar remiks i "Redrum".

Pervec akteve muzikore te cilat mund ti gjeni ne shume festivale neper Amerike, nje prej elementeve qe e bejne te vecante kete festival eshte dhe stili i veshjes. Spektatoret ketu nuk vijne thjesht per te pare por dhe per tu pare. E shpesh here stili i veshjeve dhe festat qe organizohen marrin me rendesi se interpretuesit.  Me poshte po ju sjellim fotot e kengetareve shqiptare dhe stilin e tyre me te mire ne Coachella:








No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.