Header Ads

Lindita befason ne "Eurovision in Concert" - Video


"Eurovision in Concert" eshte shnderruar ne eventin me te rendesishem promovues per kengetaret pjesmarres ne Eurovision. Cdo vit, perfaqsuesit e vendeve pjesmarrese, mblidhen ne Hollande jo vetem per te promovuar kenget e tyre, por dhe per te pare me nga afer konkurentet e tjere me te cilet do te ndeshen ne netet finale. Shqiperia ka marre pjese cdo vit ne kete koncert dhe gjithmone ka lene mbresa pozitive me interpretimet live. Lindita (Halimi) kete vit eshte pershkruar nga te pranishmit dhe mediat e huaja, si vokali me i mire midis 35 kengetareve pjesmarres ( prej 43 gjithsej). Ajo ka filluar interpretimin e "Bote", por e ka nderprere ate pas pak, duke kerkuar nga teknika qe te luhej melodia dhe jo kenga ne sfond. "Do ta kendojme live apo jo? Per kete jemi ketu, te kendojme live per juve." Me keto fjale kengetarja i eshte drejtuar publikut ne salle, i cili e duartrokiti e me pas e vlersoi interpretimin dhe vokalin e saj perfekt. Ky veprim i saj dhe interpretimi, kane bere qe Lindita te permendet ne shtyp dhe rrjetet sociale si me e vecanta e koncertit. Ne renditjet parashikuese te Eurovision, kengetarja po kualifikohet ne me te mirat e edicionit, e pavarsisht se shume mendojne qe kenga nuk do te jete fituese, po ashtu tregojne se Shqiperia e meriton nje vend ne finale dhe se vokali i Lindites eshte nder me te miret e ketij edicioni. Me poshte mund te ndiqni interpretimin e plote te Lindites ne "Eurovision in Concert".


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.