Header Ads

Te dashte sic duan kengetaret shqiptare natyren!


Ne foto: Enis Bytyqi /  

Cfare bejne meshkujt shqiptare mbasi ndahen nga e dashura? Gjykuar nga trendi i ri i videove muzikore: Ja fusin vrapit ne pyll a ne mal dhe kendojne per dashurine e humbur me sa te kene fuqi. Ndonjehere ndalojne prekin dhe bimet, shikojne dhe nga qielli e nga inati ja fusin dhe nje te kercyeri fuqishem. Asnje perreth tyre, vetem ata dhe natyra te ciles i shmbrazin zemren, ndjenjat, qe me vone i regjistrojne dhe i kthejne ne melodi, nga melodia ne kenge e nga kenga ne hit! Te gjithe ne e ndjejme dhembjen e tyre, sepse dhjembja e nje artisti nuk eshte thjesht vetem e tija, po e te gjithe neve qe kenget e tij degjojme.   E une qe kujtoja se isha i vetmi qe e beja kete?! Se keshtu bej une kur me lene, ja fus andej nga parku (se pyllin e gjete ti ne Amerike nuk kam ndermend te udhetoj 2 ore) dhe kendoj pseeeeee pseeeeeee?! Kuptohet, jo kaq bukur si keta se nuk jam kengetar, por ketrat pushojne se luajturi, njerzit ndalojne, me shikojne ne sy dhe ja fusin vrapit ne ane te kundert. Vrapooooo o i huaaaj vrapoooo! Tregoji te gjitheve per dashurine time te humbur! Vrapoooo! 


MC Kresha

Butrint Imeri 

Ledri Vula

Gjiko

Alban Skenderaj
Sergio

Ermal Fejzullahu

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.