Header Ads

Buta publikon mixtape Pranvere/Vere '17



Ashtu sic kishte paralajmeruar, Buta ka publikuar mixtape "Pranvere/Vere '17", titulli i te cilit merr me shume kuptim kur lexon titujt e kengeve te permbledhura ne te. Pranvere/Vere perdoret ne boten e modes per te pershkruar kohen e koleksioneve qe prezantohen gjate javeve te modes, e kenget me tituj "Designer', "Gucci", "Channel" etj jane pak a shume koleksioni i ri muzikor i rreperit nga Kosova. Ne kete mixtape, Buta nuk zhgenjen, e pervecse nje nder me te preferuarve tane, eshte njekohesisht rreperi me i vecante ne vend, si dhe nder te rrallet qe po eksperimenton me zhanrin trap. Se fundmi ai eshte marre nen perkujdesjen e Neser Music te Faton Shoshit i cili njihet si personi qe ndihmoi Era Istrefin te arrije suksesin boteror. Na vjen shume mire per kete, pasi kemi disa vjet qe themi se Buta meriton nje audience me te gjere dhe eshte nje prej talenteve me premtuese ne vend. Besojme se nen menaxhimin e ri, ai do te gjej pozicionin e kerkuar ne skenen dhe tregun shqiptar. Ndryshimet jane vene re menjehere. Publikimi i videove te reja, mixtape "Pranvere/Vere '17" dhe shfaqje ne salla me te medhaja se me pare, duket se provojne qe nje menaxhim i mire sjell suksesin e deshiruar. Persa i perket mixtape, ajo perbehet nga 15 kenge, te cilat mund ti degjoni ne kanalin zyrtar te Buta ne youtube duke KLIKUAR KETU   Te preferuarat tona nga ky album jane : Ndjekja, Designer, Kurgjo dhe Gucci. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.