Header Ads

Alban Ramosaj - Bitchi i mesnates - Degjoje ketu!



Pas publikimit te "Po nese..." triologjise ku perfshihen kenget "C'kemi", "A me do?" dhe "Aurora", Alban Ramosaj ka publikuar kengen e re "Bitchi i mesnates", e cila mendohet ti paraprije projektit "Hiraeth". Ky projekt i paralajmeruar prej muajsh nga Albani, mesojme se ka perfunduar dhe do te sjelle se bashku me "Bitchi i mesnates" dhe dy kenge te tjera te reja nga kengetari. Nderkohe "Bitchi i mesnates" si nga kopertina dhe melodia, te le te kuptosh qe eshte ndikuar nga krijimtaria e "The Weeknd". Kjo eshte mese e pranueshme, pasi duket qe te dy triologjite jane "eksperimente" te Albanit, per te gjetur veten e tij muzikalisht, por dhe nje pasqyre e transformimit te tij artistik e personal nga djali i ndrojtur te "C'kemi?" ne  agresivin e "Bitch i mesnates". Kenga ndoshta nuk eshte "C'kemi?", por eshte e bukur dhe Albani duhet vlersuar per guximin dhe deshiren per te sjelle dicka te re e bashkohore nga tregu boteror ne shqip. Sic mund ta keni vene re dhe nga postimi i meparshem i videove te javes, shumica e kengeve tingellojne te vjetra, te perseritura e te merzitshme. Kenga do te shoqerohet dhe me nje videoklip i cili pritet te publikohet se shpejti. KLIKO KETU per te degjuar kengen ne Spotify. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.