Header Ads

Ja artistet qe presin te publikojne kenge te reja



Nuk kane kaluar as 24 ore nga publikimi i kenges "Ne Shpirt" dhe Flori Mumajesi ka bere te ditur se dhe nje tjeter kenge e tija pritet te dale se shpejti. Mqs kenget e fundit nga Flori kane anuar nga baladat, besojme se kenga e ardheshme do te jete  dance. 

G4SHI ende po shijon suksesin e "Turn Me Down", por ne kemi mesuar se nje tjeter kenge e tij do te publikohet ne fund te korrikut. 

Kenga e re e Stanaj titullohet "The Way I Love Her" dhe del me 30 qershor. 

Dua Lipa ka perfunduar xhirimet e videoklipit per kengen "New Rules" qe do te thote se kjo do te jete dhe singla e ardheshme. 

Noizy ka bere te ditur titullin e kenges se re -  "100 kile", duke shtuar se pritet te dali se shpejti. 

Kenga e re e Bebe Rexhes titullohet "Back to You" dhe eshte nje duet me Louis Tomlinson te One Direction

Remiksi i "Redrum" te Era Istrefit pritet te publikohet se shpejti. Nderkohe singla e saj e dyte me Ultra e cila mendohet te jete me shume "Bonbon" se sa "Redrum" gjithashtu pritet te lancohet kete vere. 

Genta Ismajli nuk eshte ndjere, por 8 muaj pas "Squat Baby", te jeni te sigurt qe nje kenge e saja eshte ne publikim e siper. 

Soni Malaj keto dite sjelle kengen e re "Loca" e cila do te shoqerohet dhe me videoklip.

Dafina Zeqiri nuk do sjelle thjeshte kenge te re por nje EP te tere. ajo ka kohe qe reklamon ne rrjetet shoqerore "King", qe mendohet te jete EP e pare e kengetares ne gjuhen angleze. 

Kenga e ardheshme e Enca titullohet "Ciao" dhe pritet te dali ne korrik. 

Ronela Hajati dhe Adrian Gaxha kane perfunduar xhirimet per videoklipin e duetit te tyre qe gjithashtu pritet te dali ne korrik. 

Baba Stars rigrupohen per te sjelle "High 4 Real". 

Kjo nuk eshte zyrtare, por le te themi qe Bruno vjen me nje kenge dhe videoklip te ri se shpejti. 

Kenga e ardheshme e Venera Lumanit do te jete ne anglisht dhe titullohet "Don't Stop Me Now".

Kaq per sot, kur te mesojme me shume ju tregojme. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.