Header Ads

Action Bronson - Let Me Breath - Shiko videon ketu!



Videoja e re e Action Bronson fillon me nje fragment urinimi...e qe aty kuptohet qe do te jete nje prej videove me te cuditshme qe keni pare ndonjehere. E tille eshte! Nje nga ato video qe dhe pse jane te gjata (6:36 min) nuk e ve re, dhe pse jane te cuditshme nuk e ve re, e kur ka mbaruar pyet veten se cfare pe dhe perse nuk i hoqe dot syte nga ekrani. Efekti Bronson! Hahahahhahahaha! Nese kjo video do te ishte film, do ish e drejtuar nga Tom Green (E duke qene se une e kam qejf Tom Green - yeah! Eshte kompliment!) Nese kjo video do ishte film do mbante nje titull "Amerikes c'i pane syte" hahaahhaha! Fiksim Bronson! Por kaq monotone dhe e parashikueshme sa eshte bere industria e prodhimit te videove muzikore, nje e tille nga Bronson eshte mese e nevojshme. Ndiqni videon e "Let Me Breath" me poshte dhe nxirrni konkluzionin tuaj. Bronson gjate promovimit te kenges ka deklaruar se albumi i ri eshte ne pergatitje e siper dhe mban titullin Blue Chips 7000. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.