Header Ads

Perse nuk do kendoj Dua Lipa ne Kosove?




Kete vit ne Kosove me rastin e Pavarsise se Kosoves, ne vargun e aktiviteteve qe do te organizohen, do te mbaje koncert ne Prishtine dhe kengetarja Rita Ora. Lajmi eshte bere i njohur nepermjet Ministrit te Puneve te Jashtme z.Behgjet Pacolli i cili dhe eshte takuar me kengetaren pak kohe me pare. Ai gjithashtu ka shtuar se kengetarja ka refuzuar te paguhet per koncertin ku do te jete e ftuar. Si zakonisht, ne vend qe ti gezohen ketij fakti, sesi, qysh, tek, shtypi shqiptar e gjeti nje menyre per te futur ne mesele dhe Dua Lipen, duke publikuar lajme ne te cilat tregonin se kengetarja ka refuzuar te kendoje pasi ka kerkuar 200.000 euro. Kaq u desh dhe komentet me ekstreme vershuan online duke e share e akuzuar Duan per mungese patriotizmi e 101 idiotlliqe te tjera. Normale, faji eshte i medias qe e ben gjithcka fakt te kryer dhe nxit urrejtje, sepse mendjet e dobta vdesin te nxehen pak dhe fillojne shfryhen online. Se pari, askush nuk ka konfirmuar qe Duas ti jete bere nje oferte per te kenduar ne Kosove. Se dyti dhe SIKUR ti ishte bere e te donte Dua te kendonte falas, kengetarja nuk eshte atom i lire. Ajo eshte ne kontrate me Warner Music, qe do te thote punon per ta dhe nuk mund te vendos se ku shkon dhe te vendos cmimin e biletes. Ajo shoqerohet me nje grup te tere njerzish te cilet gjithashtu PAGUHEN, sepse kane fatura e taksa per te paguar. Po dhe sikur e gjithe trupa e saj dhe Warner te binte dakort dhe te thoshte "Ok! Shko falas!" , kengetarja perseri nuk do mundej, sepse me 17 shkurt ka koncert ne Siatell te Amerikes, date e vendosur shume kohe me pare. E sa per lajmin e Rites qe po vjen pa pagese, kushdo qe jeton ne perendim e di shume mire se as gur me vra koken nuk ka pa pagese kendej. Ndoshta ajo ka refuzuar pjesen e saj, por banda serisht do paguhet, trupa qe e shoqeron do paguhet. E pavarsisht se mund te mos i marri leket, ne fund viti prape i deklaron ne taksa si veprimtari bamirese. Se duhet te hyjme ne detaje, sepse nese nuk ja shpjegon injoranteve me pike e presje, prape nuk ju mbushet mendja. Po ajo qe neve na cudit me shume se gjithcka tjeter, eshte fakti sesi shqiptaret i vene poshte kaq shpejt njerzit e tyre, ne vend qe te krenohen me to. Nese deri dje emri i shqiptareve pershkruhej se bashku me lufte, krim, prostitucion, sot Rita, Dua, Bebe, Ermonela e shume artiste te tjere po permbysin kete imazh dhe po sjellin imazhin e ri shqiptar ne bote. Ate te njerzve te talentuar, te bukur e te suksesshem. Ato po hapin dyert per talentet e tjera qe do vijne me pas, e nese nuk mund ti mbeshtesni dot, te pakten mos i komentoni. Shkruani per Kimin e Linda Morinen, se prape ju lexojne. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.