Header Ads

Cfare perfitojne kengetaret nga festivalet?


Anxhela Peristeri


Ndryshe nga vitet e tjere ku ne kemi mbuluar procesin e perzgjedhjes se kengeve ne festivalin "Kenga Magjike" nga java ne jave, deri ne finale, kete vit menduam te vepronim ndryshe; Nuk shkruajtem fare rreth ketij eventi. Kjo nuk do te thote qe nuk e ndoqem, dhe "heshtja" jone kishte nje kuptim. Ne deshem te mesonim se cfare perfitimi kane kengetaret nga pjesmarrja ne "Kengen Magjike" apo festivalet dhe eventet e tjera muzikore ne vend? E bejme kete pyetje, sepse gjithmone pergjate neteve finale dhe pas shpalljes se fituesve, shfaqen qarte shtremberime ne fytyrat e kengetareve konkurues dhe rrjetet sociale fillojne te mbushen me hartim-ankesa. Keto ankesa nga ana e kengetareve nuk i kemi kuptuar asnjehere. Nese media e ka per pune te sajen te studioj reagimin e publikut dhe vlersoj se cilat prej interpretimeve, kengeve kane qene me te preferuarat apo i duhet kushtuar me teper vemendje, kur kjo gje behet nga artistet jo vetem qe s'eshte profesionale, por eshte dhe patetike. Ne vend qe gjate javeve te festivalit, keta artiste te mundohen te promovojne ne maksimum veten dhe punen e tyre, per ti hapur dyert e bashkepunimeve te reja, ata merren ceshtjen e votimit dhe pikeve. Pas me shume se dy dekadash te "moderrnizimit" te tregut muzikor shqiptar, artistet tane ende nuk e kane kuptuar sesi funksionon ky treg. Shume prej krijimeve te tyre muzikore,  jo vetem qe nuk reklamohen askund, por promovohen prej vete artisteve kryesisht ne rrjetet sociale, jo me shume se dy jave dhe me pas asgje (ndryshe nga tregu perendimor ku nje kenge promovohet pergjate vitit). Po perse marrin pjese ne festivale? Nga te gjitha kenget pjesmarrese ne historine e "Kenges Magjike" eshte zor te mbash mend sesa prej tyre jane realizuar me videoklip. Shumica e kengetareve te sqarojne rreth kesaj pike se "Mjafton videoja nga interpretimi ne skene". OK! Po atehere si i nxjerrin costot e prodhimit?

Pershembull fituesja e ketij viti Anxhela Peristeri, supozohej te kishte nje boom ne karrieren e saj, ose te pakten disa koncerte me shume, por fitorja nuk i ka sjell ndonje ndryshim. Pervec "Nates greke" ne Tirane dhe disa koncerte ne Amerike me rastin e festave, (dicka qe nuk mund ti akreditohet fitores ne festival pasi dhe me pare ka kenduar per festat ne Amerike) kengetarja nuk ka pare ndonje rritje ofertash per koncerte te pakten ne zonat perreth Maqedoni, Kosove, Mal i Zi, ku dhe festivali ndiqet me interes. Ndoshta ndonje rritje ne prodhimtarine muzikore e bashkepunime te reja? Ncuq! Rreth dy muaj me vone kengetarja nuk ka permenduar ndonje gje te tille. Atehere...kjo eshte fituesja e festivalit, po te tjeret? Mos na keqkuptoni, nuk eshte aspak faji i K.M. Festivali ne vetvete ka arritur te ruaj suksesin ne te njejtin nivel per cdo vit. Ne po mundohemi te kuptojme se perse kengetaret tane jane kaq te painteresuar ne promovimin e vetvetes. Nese kenga per ta eshte dicka per te kaluar kohen, ka karaoke sa te duash, por nese eshte dhe profesion...perse nuk promovohen? Te shpenzosh jave te tera per pjesmarrjen ne nje festival e mos ta shfrytezosh per te fituar shumfish profesionalisht dhe ekonomikisht, eshte dicka tragjike. Nderkohe, beju nje kritike dhe nje muaj shpenzojne kohe e energji per te kundershtuar dhe per te sqaruar veten.  Perfundojne ne cdo portal e gazete. Perse nuk mundohen dhe kaq per muziken? Ideja ketu eshte, qe kengetaret tane ende nuk kane kuptuar se publikimi i nje videokenge, nuk eshte per te provuar egzistencen ne treg, por per te siguruar vazhdimsine e karrieres, e per te siguruar te ardhura mjaftueshem per te prodhuar kenge te reja etj. Nje sigurim ekonomik sjell dhe nje pavarsi profesionale dhe krijuese. Te gjitha gjerat jane te lidhura me njera-tjetren kaq ngushte dhe vetem ne kete menyre funksionojne me se miri. Shqiptaret kane nje treg muzikor i cili shtrihet deri ne afro 10 milion bleres dhe te mos ta shfrytezosh kete treg eshte fatkeqsi. Cdo levizje ne karrieren e nje njeriu ka nje qellim te caktuar, por qe te marresh pjese ne festivale thjesht per inerci jo vetem s'ka kuptim por eshte rradhitet atje lart ne rafte bashke me idiotesine. Ne mungese te menaxhimit, vete kengetari duhet te mendoj se per cfare merr pjese ne nje event. Do te sjelle nje album te ri? Synon nje turne? Synon te zbulohet? Te shesi kengen? Cfare? Pasi nese vazhdojne keshtu, do perfundojne te gjithe me dyqane rrobash.








No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.