Header Ads

"Mean To Be" nga Bebe Rexha eshte zyrtarisht kenga me jetegjate ne #1 te Country




Bebe Rexha dhe kenga e saj "Meant To Be" shenuan sot nje rekord te ri si kenga me jetegjate ne vendin e pare te hitparejdit "Billboard Hot Country Songs". Rekordi me pare mbahej nga Sam Hunt dhe kenga e tij "Body Like a Back Road". Ky rekord eshte barazuar sot nga Bebe Rexha. Te dyja kenget kane qendruar per 34 jave rresht ne majen e hitparejdit te kengeve me te shitura te muzikes Country ne Amerike. Momentalisht e renditur ne vend te 14 te Billboard - The Hot 100 (renditja e kengeve me te shitura ne Amerike te gjithe rrymave) "Meant To Be" ka shenuar 38 jave ne The Hot 100, me pozicionimin me te larte, ate te vendit te dyte. Kjo na ben te mendojme Bebe me "Meant To Be" eshte e destinuar per te thyer kete rekord serisht javen qe vjen. E themi kete pasi kenga ka ngjitur gjashte pozicione nga java e shkuar, duke ju rikthyer serisht majes se Hot 100. Kjo do te thote qe shitjet jane ne rritje dhe javen qe vjen kenga do vazhdoj te sundoj majen e Hot Country Songs duke thyer dhe rekordin e meparshem. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.