Dafina Zeqiri koncert ne "Rough Trade", NYC - Video



Dafina Zeqiri, ka mbajtur disa koncerte ne Nju Jork, ku dhe ka publikuar nje EP ne gjuhen angleze me deshiren per tu prezantuar dhe ne tregun amerikan. Me i fundit ishte ai ne "Rough Trade", qe eshte nje skene e njohur per artistet e rinj ne skenen lokale te cilet duan te testojne dhe promovojne punimet e tyre. Koncerti live i cili zgjati per afro nje ore, ishte i vecante jo vetem per repertorin ne gjuhen angleze, por dhe per per faktin qe tashme Dafina nje prej kengetareve tona me te njohura, vinte ne skene si nje kengetare "e re" per nje publik te huaj (pavarsisht se ne salle kishte dhe shqiptare pjesa me e madhe ishin te huaj). Nese ne fillim emocionet bene te veten, me kengen e dyte Dafina zoteroi skenen duke riprovuar talentin e saj. E veshur cool me nje fustan-xhakete te kuqe, nuk ju desh gjate qe te fillonte dhe te "flirtonte" e komunikonte me publikun duke i dhene koncertit nje nuance akoma me intime. Ne disa momente, pati dy-tre probleme me vokalin qe kishin me teper te benin me perdorimin e frymemarrjes gjate kenges, pasi keto jane kenge qe kane nevoj per kengetare shoqeruese. Duke u munduar qe te mbushi boshllekun e tyre, krijonte ndikime ne pjesen e kenges qe i perkiste Dafines. Nuk ishte ndonje gje me rendesi te madhe, thjesht po e permendim per tu patur parasysh ne koncertet e tjera e sallat me te medhaja. 




Nje prej gjerave me te rendesishme ne koncertet live, eshte fakti qe te terheqin vemendjen kenge te cilat ne album mund ti kesh anashkaluar apo nuk i ke dhene shume vemendje. Kjo gje ndodhi dhe me ne. Kenga "Hero" ishte interpretimi me i mire i nates e cila u soll ne nje version me rrok se ai ne album, me nota me te larta dhe me nje ze me te ashper. Rezultati? FIKSIM!

"Kings" eshte nje EP shume i realizuar artistikisht e komercialisht dhe i duhej kushtuar me teper rendesi e vemendje. Versioni live i "Hero" duhet patjeter te shoqerohet me nje video, po ashtu dhe  "Suspect" qe eshte jo vetem e preferuara jone por dhe nje prej kengeve me te mira te Dafines (shqip dhe anglisht). Tashme prezente ne shtypin, radion dhe tv amerikan, me kete koncert, Dafina tregoi se me nje impenjim dhe perqendrim me te madh, nuk eshte larg asaj cka kerkon te arrije. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.