Harrojeni anglishten. Ketu kendohet...español



Cdo vere, jo vetem shqiptaret e europianet, por mbare tregu boteror i muzikes, nuk mund ti permbahet ritmeve latine. Keto dy-tre vitet e fundit, kjo muzike si shume trende te tjera po rikthehet suksesshem ne treg duke kryesuar toplistat boterore fale artisteve si Luis Fonsi, Daddy Yankee, J. Balvin, Maluma etj. Te kujton pak a shume ate momentin e Ricky Martin, Jennifer Lopez dhe Enrique Iglesias ne fund te viteve '90. Por ndryshe nga vitet '90, sot keto ritme vijne ne gjuhen e tyre origjinale dhe jo anglisht.

Kerkesa per muziken latine duket se i ka bere dhe kengetaret shqiptare qe ti lejne shprehjet ne anglisht per pak kohe dhe ti zevendesojne me ato ne spanjisht. Jo se me perpara nuk kemi hasur nje apo dy fjale ne mes te kengeve, por ne kete mase? Ncuq!
Duket se gjithcka ka filluar ose te pakten eshte vene me ne pah vitin e shkuar pas publikimit te "Karma" nga Flori Mumajesi, Bruno, Dj Vicky dhe Klajdi e sot Dafina Zaqiri hitin e saj te fundit e ka titulluar "Fuego", Tuna "Chonga", Tayna "Columbiana", Sparksi e Fero "Mamasita". Genta Ismajli, Ronela Hajati dhe Stine kane fjali te plota ne spanjisht e Soni Malaj nje kenge te tere. Natyrisht qe dhe kengetaret tane jane influencuar disi apo po perpiqen te perfitojne nga ky trend boteror, por shpresojme te mos kthehet ne dicka serioze pasi do te ishte nje mundim i kot. Tregu latin funksionon shume ndryshem nga ai anglisht-foles. Ne nje ane komandohet nga shtepite e medhaja diskografike e nga ana tjeter nga studiot lokale e ato amatoriale/eksperimentale. Jane keto te fundit qe sjellin prodhimet me te shumta e me te shpeshta sa nuk mbetet vend per prurje te huaja. Kjo eshte dhe nje nga arsyet kryesore perse shume kengetare te njohur ne Amerike, por me prejardhje latine rralle here publikojne ndonje kenge ne spanjisht. Tani, ku i dihet, ndoshta dikush dhe gjen sukses, por te pakten na jepni pak kohe se sapo u mesuam me inglishten ore aman. Njeri thote andiamo, tjetra chonga, njeri madherfaker, tjetri   cun cim cam ...duhet me shku ne shkolle vec me kuptu kenget. Si tha ai? Llac o llac!










No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.