Këtu vallëzohet me hijet



Filmi “Këtu vallëzohet me hijet” me skenar të Bashkim Hoxhës dhe regji të Pluton Vasit është shfaqur dje në kinemanë Millenium në Tiranë. Filmi i bazuar në një histori të vërtetë, tregon historinë e një gruaje e cila rikthehet pas shumë vitesh në Shiqëri për një dokumentar kushtuar nënë Terezës. Përgjatë këtij udhëtimi ajo përballet dhe zbulon aksidentalisht mbi të shkuarën e familjes së saj. 


Skenari i filmit, si ide, si histori është i kalibrit Oskar. Interpretimet përgjithësisht ishin të mira dhe realizimi kinematografik gjithashtu ishte shumë i mirë. Megjithatë dhe ky film nuk i ka shpëtuar dot interpretimit teatral që e gjen në çdo film shqiptar. Le të kuptohemi që filmi më pëlqeu, por duhen thënë disa gjëra që janë bërë shumë të përsëritshme në prodhimet shqiptare duke krijuar një farë stnadarti? le të themi, në prodhimet vendase. Duket se kinematografia shqiptare e ka të vështirë të ndaj teatrin nga filmi të cilat po aq të njëjta sa duken, sepse janë aktrime, janë dhe shumë të ndryshme. Një element tjetër është ngadalësimi i portretizimit të ndjenjave, të natyrës, të peisazhit etj. Sekuenca filmike që zgjasin më shumë sesa duhet sa të krijohet përshtypja që bëhen për emër të minutazhit. Pastaj ka një romanticizim të komunizmit, që ndoshta mund të mirpritet apo pëlqehet nga të huajt, por nuk më duket shqiptare. Në interpretim gjithashtu. Ne jemi popull shumë shprehës, shumë emocional, saqë dhe kur themi po ose jo e themi me një tonalitet që nënkupton një fjali të tërë. Kjo nuk ndihet në film. Dhimbja e Miriamit, nënës së saj, zhgënjimi, trajtohen përgjatë gjithë filmit por emocionalisht mëh. Dua të them, përshembull kur mësoi kush ishte babai i vërtetë, pjesë që duhej  të ishte një ndër më prekset e filmit. Pjesë, që ishte vetë filmi! La për të dëshiruar. E njëjta gjë dhe kur Miriamit i vranë të dashurin. I them këto në këndvështrimin shqiptar, sepse nëse le të themi, filmi do zhvillohej jo në Shkodër, por në një vend të huaj, atëherë po, ai merr një vlerë tjetër. Po, jam i mendimit që filmat shqiptar i bëjmë njëherë për shqiptarët, pastaj për të huajt. Nuk e them këtë specifikisht vetëm për këtë film, por për prodhimet vendase në përgjithësi. Gjithsesi është një film që nuk duhet ta lini pa e parë. 




Këtu vallëzohet me hijet

95 minuta

Regjia: Pluton Vasi

Skenari: Bashkim Hoxha 

Në role:

Karafil Shena

Eri Shuka

Rovena Kuka

Eni Shehu, 

Neritan Licaj

Juli Emiri

Nikol Gazheli

Merita Çoçoli

Johhny Pojani




 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.