“E mira e Ulqinit” kënga virale e momentit në Shqipe
Pas shtatë vjetësh dhe një ripërpunimi, kënga “E mira e Ulqinit” e Gold AG dhe Shemit, është kthyer në këngën virale të verës në Shqipe. Postimet me fragmentet më të bukura të verës shoqërohen me fragmentin /Kthehu verë edhe një herë/Ta kem pranë sikur at’herë/ Po ku je oj drita synit/O ma e mira e Ulqinit/. Kjo ka bërë që videoja e këngës të arrij 10 milion klikime në YouTube duke u bërë dhe videoja e dytë e gold AG që kalon 10 milion. Duket se dhe në Shqipe po si dhe në tregjet e huaja muzikore, rrjetet sociale po ju rikthejnë suksesin hiteve të vjetra, jo vetëm duke i prezantuar tek një dëgjues më i ri, por dhe ndihmuar artistët shqiptar në promovimin e katalogjeve të tyre muzikore.
Post a Comment