Si Dj Gimi-O u bë Dj më i suksesshëm në Shqipe.
Ju ja keni dëgjuar këngët kudo, ato tashmë janë bërë virale dhe në rrjetet sociale dhe sot Dj Gimi-O është shndërruar në Dj më të njohur në Shqipe. Me një shifer rekord ndjeksish në YouTube (702,000) dhe Spotify (2,1 milion dëgjues mujor) ai lehtësish ka marr stafin e Dj më popullor shqiptar. Nuk janë vetëm remikset e hiteve si Zemër apo Habibi (kjo e fundit me 137 milion klikime) të cilat i kanë sjellë atij suksesin, por dhe këngët popullore të përpunuara, një perfeksionim i formulave muzikore të viteve 2000. Teksa shumica e artistëve po sjellin në treg afro-beat, rrep e ritme latine, Dj Gimi-O po sjell hitet e vjetra popullore (si psh Ti more djal i ri nga Nexhmije Pagarusha) me një këndvështrim dhe ritëm më të fortë duke u bërë menjëherë të preferuarat e dëgjuesit. Këtë e tregojnë dhe shifrat e klikimeve të cilat i kalojnë milionat. Ndërkohë, duket se Dj i ka tërhequr dhe vëmendjen e Bebe Rexhës me të cilën kanë regjistruar dhe një këngë me titull “Të dua”, një bashkëpunim i bërë publik nga vete Bebe vitin e shkuar nëpërmjet profilit të saj në Instagram. Ende nuk ka një datë për publikimin e kësaj kënge, por shumë spektatorë kanë patur rastin ta dëgjojnë gjatë performancave të Dj. Prodhimi më i fundit i Dj, është “Ka je” me Kenan.
Post a Comment