OKARINA




Okarina është filmi debutues i regjizorit Alban Zogjani e me skenar të Alban Mujës, i cili tregon për jetën e një familje shqiptare nga Kosova në emigrim dhe problemet që kjo familje has kur prindërve ju kërkohet të riatdhetsohen nga qeveria. Kinematografisht, filmi është një prej prodhimeve më të mira shqiptare nga fillimi në fund. Cdo skenë, çdo interpretim, çdo detaj eshte perfekt. Alban Zogjani (Rough Diamonds, Hidden Assets, Unit42 etj) luan në Rolin e Shaqës i cili e gjen veten në udhëkryq kur e shoqja Selvia interpretuar nga Shengjyl Ismajli (I Love You More, Zana, Aga’s House) i propozon të martohet me një shtetas britanik për të siguruar lejeqëndrimin në Britaninë e Madhe. Një propozim i tillë kundërshtohet nga dy vajzat e çiftit, Saranda (Rina Krasniqi) dhe Vjosa (Flaka Latifi) të cilat në të njëjtën kohë janë duke fshehur një tjetër problem familjar, shtatëzaninë jashtë martese të Vjosës. Ajo që në pamje të parë duket  thjeshtë si një dramë famijlare, është dhe një prej gërshëtimeve më interesante të kësaj historie. Një ballafaqim morali i brezit të vjetër dhe brezit të ri, të cilët shikojnë një përthyerje të normave shoqërore e një zgjidhje sa më të lehtë kur përballen përpara një çështje kaq serioze, por që nuk e pranojnë këtë ndryshim normash tek pjestarët e tjerë të familjes. E gjitha kjo në bazë të moralit familjar që ju është mësuar dhe që jua kanë mësuar. Shaqa pranon të thyej nderin e martesës dhe lejon bashkshorten të martohet me një burrë tjetër, por nuk pranon shtatzaninë e Vjosës. Në anën tjetër, Vjosa nuk pranon zgjidhjen e prindërve, por e sheh normale një shtatzani jashtë martese. Këto zgjidhje, sjellin pasoja të tjera, të cilat krijonë çarjen e familjes dhe marrëdhënieve familjare. E teksa i vënë fajin njëri-tjetrit, faji i vërtetë mbetet tek një copë letër dhe gjëndja në vendlindje, por kjo pjesë më tepër lihet të kuptohet sesa trajtohet në film. 




Historia, pavarsisht se interesante, mund të ishte trajtuar disi më mirë, pasi nga pikëpamja e një të huaji mund të jetë e kuptueshme, por nga pikpamja e një shqiptari nxjerr shumë pikçuditëse. Kemi dëgjuar histori pafund, por që një çift në moshë të madhe të ndahen e të martohën për letra dhe burri i shtëpisë të jetë ok me këtë zgjidhje…hmmm. Që një shqiptar të shikoj gruan me dikë tjetër në shtëpi dhe të largohet pa një reagim…hmmm. Pastaj, përse i drejtohen direkt një të huaji, ndërkohë që shqiptarët këshillohen gjithmonë me njëri-tjetrin? Përse nuk mund të bëjnë bashkim familjar mqs vajzat janë shtetase? Shaqa ka biznesin e tij, përse mos të aplikojë për leje qëndrimi si i vetpunësuar? Jalla, na ka bërë emigrimi avokatë hahahahhaha. Epooooo taniiiii (me zërin e Ollgës) ja që i dimë disa gjëra. E në fund të fundit përse të mos ktheheshin mbrapa? Mund të hapnin një biznes, vajzat do i ndihmonin, se Selvia shtëpi po fshinte dhe në Angli nuk është se po bënte deputeten. I them këto se drama dhe vendimi për të bërë diçka kaq ekstreme dhe shkatërruar familjen nuk ka një arsye aq të fortë. Në fund të fundit ata po jetojnë në një shtëpi të mirë, në një zonë të mirë, me punë qe nuk i justifikojnë këto shpenzime. Le ti shisnin ene të blinin diçka në Kosovë. Pastaj, nuk trajtohet fare pjesa se çfarë e shtyu Selvine të binte në dashuri me një të huaj. Le të jetë financiare, emocionale…çfarëdolloj, por duhej të trajtohej. Nuk është se familja e tyre kishte probleme, ndaj një shpërbërje e tillë duket disi e pajustifikueshme. Me këto që thashë, dal dhe një herë tek ajo çka kam përsëritur shpesh, nëse ne bëjmë filma me tema shoqërore shqiptare, atëherë ato duhet të jenë sa më shqiptare e jo në shqip për të huajt. Jo për arsye “patriotike”, por sepse kjo drama jonë na ndan nga të tjerët dhe e veçon një prodhim shqiptar nga prodhimet e huaja. 


Filmi Okarina (Një vegël e lashtë muzikore prej argjili) është një prodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Gjermanisë. Premierën e pati në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Indi, dhe është shfaqur gjithashtu në Itali, Kosovë, Shqipëri ku ka fituar dhe çmimin special të medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë në “Dea Film Fest”. 


Regjia: Alban Zogjani

Skenari: Alban Muja

Në role: Jehon Gorani, Shengyl Ismajli, Rina Krasniqi, Flaka Latifi, Arta Selimi, Kastriot Shehi etj. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.