Sahati - Një tjetër Sahatçi i suksesshëm në muzikë




Sahati (Lisa Sahtçiu) është një tjetër këngëtare e re e cila siç mund ta keni menduar po, vjen nga fisi i Rita Orës, e cila tenton suksesin vendas dhe jashtë. E vendosur në Kanada prej vitesh, por me një aktivizim muzikor që prej fëmijërisë (fituese e çmimit të parë në “Pianisti i ri”), Sahati sapo ka publikuar këngën e re “Again Again”. Një prej këngëve më interesante në Shqipe për momentin, miks i drum/jungle/pop “Again Again” shoqëruar me një video cool, e ka pozicionuar këngëtaren si një prej talenteve të reja më premtuese në vënd. Duke i shtuar profilit të saj dhe instrumentisten (piano, kitarë, bateri), kompozitoren, tekstshkruesen, Sahati duket se ka një formim të plotë për të qënë again again në listën e të preferuarve tanë. Më poshtë po ju sjellim disa prej krijimeve të saja më të suksesshme. 









No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.