Të fiksuar me Lore - Të du





E pse nuk na kishte thënë njeri neve për këtë këngëëëëëë! Përse kjo këngë nuk është kudo! Lol Duart poshtë siç thonë amerikonët, një prej këngëve më të bukura të vitit që meriton më shumë vëmendje. Lore është shprehur që është introverte, po qyqja goce në ksi rastesh robi e bo një përjashtim se kjo këngë duhet knu 24/7 rrugëve të Tiranës derisa të ndalojnë për prishje qetësie.S’ka problem ta paguaj unë gjobën lol. Dmth fikzzziiim total! Këngëtarja nga Tirana, nuk është e panjohur në qarqet artistike. Ajo ka marrë pjesë tek The Voice, Festivali i Këngës në RTSH, Colour Day Festival etj, ndërhë që ka bashkëpunuar me Shpëtim Sarçin, Killua, Alban Kondin etj dhe është duke u përgatitur për albumin debutues. Përveç fikzzzimiiit tone “Të du” po ju sjellim dhe disa krijime të tjera të këngëtares, përfshirë dhe këngën e fundit “Si ti”. 


Lore - Të du











No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.