Ja këngët e albumit të ri të Dafina Zeqirit
Siç ju kishim paralajmëruar, Dafina Zeqiri do të publikonte këtë fundvit albumin “The Absolute Volume. 2”. Sot këngëtarja ka bërë publike titujt e këngëve të këtij albumi. Janë gjithsej 12 këngë, midis të cilave gjashtë hite dhe gjashtë këngë të reja. Në këtë album shtatë prej këngëve janë bashkëpunime me artistët e njohur shqiptarë si Yll Limani, Lumi B, 2Ton, Mossi, Shpat Deda dhe të huaj si Dystinct (belgo-marokien) e Ricky Rich (suedezo-armenian). Falë singlave të publikuara gjatë vitit, albumi ka krijuar tashmë një status hit, e duke gjykuar nga bashkëpunimet e reja, Dafina do vazhdojë të na surprizoj. E themi këtë pasi bashkëpunimi me Shpat Dedën duket interesant dhe parashikojmë të na sjelli Dafinën në një tjetër dimension muzikor. Një prej dueteve më interesant të këtij viti.
A të ka mungu
Jom ka du me t’pa (me Yll Limani)
Tranquilo*
Habiti*
Qaj, Qaj (me 2Ton)
Dumla Dumla (me Dystinct)
Menueshëm*
Prit (me Mossi)*
YOLO (me Ricky Rich)*
Aman (me Lumi B)
Ta dish
Natën (me Shpat Deda)*
Post a Comment