Albe Hamiti nje tjeter shqiptare ne kopertinen e VOGUE
Albe Hamiti eshte nje shqiptare e re ne moshe, e cila jeton se bashku me familjen ne Gjermani ku dhe ka arritur sukses te madh si modele kohet e fundit. Ylli i agjensise Tune Models, ka nje pamje per tu admiruar.E gjate 170, floke te kuqe dhe sy blu me nje aftesi shnderrimi dhe pershtatjeje prej kameleoni, Albe ka arritur te jete nje prej modeleve me te kerkuara ne Gjermani e dale ngadale dhe jashte saj. Ajo ka punuar dhe eshte shfaqur ne editorialet e disa prej revistave me te njohura te modes si Hype,Pose,Noblian,Sleek,GQ,Woman, Grazia, L'Officiel, M, Harper's Bazaar,Flair,Velvet,Avenuel,Madame,Dolce dhe sigurisht ate cka mund te quhet dhe suksesi me i madh i Albe, dalja ne kopertinen e muajit shtator te revistes VOGUE ne Gjermani.
Rreth gjashte vjet me pare, Albe vendosi qe te linte pas jeten ne qytetin e vogel ku u rrit dhe te udhetonte drejt Mynihut per te kerkuar nje karriere ne art. Fillimisht punoi si bariste ne klubin MP1 ne Mynih ku dhe bente pjese ne nje numer artistik te titulluar "Discotheather" (Teater Diskoje) i cili arriti ta beje Albe, nje prej emrave me te njohur te jetes se nates ne qytet.Nje dite,krej rastesisht ajo do te zbulohej nga nje fotograf ne stacionin e trenit,i cili pasi i beri disa fotografi i rekomandoi qe te paraqitej ne nje agjensi modelesh, e me pas dihet se cfare ndodhi.Nga Gjermania,ne Itali,France,Kore,Kanada,Dubai,Kanada etj, ajo eshte nje nder modelet gjermane me te suksesshme te momentit, duke reklamuar per Dior,Cartier,Boss,Chanel etj.
Ne korrik te ketij viti, Albe eshte rikthyer per vizite ne Kosove ku syve te vemendshem nuk duhej ti kishte shpetuar bukuria e saj teksa festonte nen ritmet e muzikes ne nje prej klubeve me te njohur ne qytet :)
Post a Comment