Kosova - Ja kush e pengon për në Eurovision
Prej vitesh të gjithë presin me padurim pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision, por duket se kjo ditë është akoma e largët. Faji për këtë nuk qëndron tek pala shqiptare, por tek 12 shtete të cilat kundërshtojnë dhe abstenojnë pjesëmarrjen e Kosovës, për arsye politike.
Që Kosova të marrë pjesë në Eurovision, së pari duhet të pranohet si anëtare e EBU. Që të jesh anëtar i EBU, së pari duhet të jesh anëtar i ITU dhe Council of Europe. Që të jesh anëtar i ITU, duhet të jesh më parë anëtar i OKB-së (çka Kosova nuk është ende).
Pavarësisht se ka aplikuar për 12 vjetë radhazi të jetë pjesë e Council of Europe, anëtarësimi i Kosovës është bllokuar nga disa shtete. Mospranimi në këto dy organizata bën që Kosova mos të marrë pjesë në Eurovision.
Eurovision 2026 mbahet më datat 12, 14 dhe 18 maj në Vjenë, Austri.
Nuk ju themi dot kë të votoni, por kë MOS të votoni, ja ku i keni.

Post a Comment