Albaniac ndjek Rita Ora Live - Foto,Video

Tani qe une jam cik pertac kjo dihet,por te pakten nuk harroj dhe ndoshta me vonese por serisht jua sjell lajmet lol. Atehere...Rita Ora dhe une u gjendem ne te njejtin qytet rreth nje jave e ca me pare dhe pata rastin e mire qe te merrja pjese ne nje interpretim te sajin per promovimin e albumit te ri ne radion me te njoihur te hip-hopit ne Amerike Hot Fm. Promovimi behej ne nje pub, ishte intim dhe i shkurter.Rita kendoi disa kenge dha nje interviste te shkurter e me pas u largua per te kenduar ne nje prej klubeve me te medha te zones.Ne pamje te pare dukej qarte qe ishte pak e lodhur, por eshte mese normale kur mendon qe ate dite do kendonte ne tre vende te ndryshme e te njejten gje kishte bere dhe nje dite me pare ne Boston.
 Gjithsesi sic do e shikoni dhe ne video,ajo kendoi shume mire,ishte cool dhe u prit shume mire nga te pranishmit.Gjate intervistes tregoi se nuk kishte te dashur, e ne lidhje me Rihonen tha se jane shoqe te mira dhe qeshin kur lexojne lajmet qe publikohen ne shtyp per rivalitetin e tyre, duke shtuar se; me interpretimin e saj sot do ju bej te shikoni ndryshimin midis te dyjave.Me poshte po ju sjell disa foto dhe nje video te marra me celular.












No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.