Syrjan Rahova largohet nga Mes’Ditë




Syrjan Rahova ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Mes’ Ditë” në Vizion Plus, pa dhënë shumë detaje për arsyen e largimit. Por nëse mendoni se kjo e ka lënë Syrjanin pa humor, duket se jeni gabim! Aktualisht ai ndodhet në Sardenjë, ku po shijon pushimet dhe duket se po e merr me shumë sportivitet këtë kapitull të ri, duke bërë të ditur se po përqendrohet në projekte të reja. Nga organizatorët e programit, deri tani, nuk ka pasur asnjë koment në lidhje me largimin e tij.

Powered by Blogger.