Blero,Angela,Drita,Bleona,BabaStars,Blerimi,2Po2 tani dhe stiliste
Me ne fund dhe artistet shqiptare i jane futur biznesit te modes.Ata nuk duan me (normale jane te nalte) qe vetem te vishen bukur,por te vishen bukur me veshjet e tyre. Teksa vite me pare, disa prej tyre si Flori Mumajesi,Ermal Mamaqi,Xhiljeta,Zajmina hapen dyqane veshjesh ne kryeqytet, brezi i ri i investitoreve artiste po i krijon ato. Blerim Destani prezantoi kohe me pare nje linje xhinsesh 100% shqiptare Red&Black, Angela Martini prezantoi kete vit "Martini Bikini", Drita Davanzo kete vit hodhi ne treg nje linje veshjesh sportive me shprehje te thena prej Drites gjate serialit "Mob Wives" e pasi rezulto me sukses, lancoi dhe linjen kozmetike "Just Me". Bleona Qereti ende nuk e ka konfirmuar,por aty ketu ka hedhur fjale se dhe ajo do te publikoje nje linje kozmetike me emrin e saj "Bleona". Nderkohe Babastars kane kohe qe shesin bluza dhe prodhime te tjera me stema dhe imazhe te grupit, po te njejten gje ka bere dhe Capital T me 2Po2. Me se fundmi dhe Blero duket se i ka hyre kesaj rruge, duke lajmeruar se se shpejti do te hedh ne treg nje linje veshjesh. Me poshte po ju sjellim disa imazhe me prodhimet e artisteve.A do ti blinit?
Post a Comment