Like ne shitje! Po kush po i blen?


Sot ne programin "E diela shqiptare", Ardit Gjerbrea tregoi per publikun sesi tashme eshte e mundur qe nepermjet faqeve te ndryshme ne internet mund te blesh klikime apo like per videot ne YouTube (ne fakt dhe per Twitter apo Facebook). Ai e provoi me fakte kete, duke bere nje blerje prej mijra klikimesh te nje videoje ne YouTube e cila nuk ishte publikuar online me pare. Nje dite me vone? Rezultoi se gjithe mijra vete nga pothuajse gjithe bota pervecse Shqiperise e kishin pare kete video. Me pas Arditi la te kuptohej se artiste shqiptare po e bejne kete gje per te terhequr vemendjen e publikut dhe te organizatoreve te koncerteve ne vend dhe diaspore...Sipas tij, organizatoret thone, uaaaa 1 milion shikues, kushedi sa vete do me sjelli ne koncert dhe i marrin kengetaret,por kjo ndodh vetem nje here, pasi e emesojne se ku qendron e verteta. Ndaj dhe Kenga Magjike nuk e shpall fituesin e internetit sipas klikimeve,por vetem sipas votave ne faqen zyrtare te festivalit.

OK!  Se pari, Arditi te kontrolloje karten e kreditit,sepse keto faqe ruse e kineze qe kryejne veprime te tilla jane te njohura per zhvatje te llogarive bankare.Keshtu qe mu duk anormale qe ai ofroi karten e tij,le te shpresojme nuk ishte e tija por e Klanit. Se dyti, ky nuk eshte lajm i ri,ky lajm ka kohe qe eshte publikuar. Do te kish qene lajm i ri  nese do te tregohej se cilet nga kengetaret e kane bere kete veprim apo cilet nga kengetaret kane perfituar nga ky veprim. Se treti, si profesionist Arditi duhej ta dije  SE organizatoret e koncerteve vetem IDIOTE nuk jane. Ata kane biznese disa vjecare dhe si te tille nuk bazohen ne klikimet e YouTube per te ftuar kengetare. Ata se pari ju degjojne repertorin,pyesin ne komunitet nese preferohen,lexojne lajmet per ta,shikojne videot,shikojne interpretimet ne koncerte e paaaaastaaaaj marrin parasysh klikimet ne YouTube e Facebook. 

Videot me te klikuara shqiptare i perkasin Rovena Stefes,Meda,Sinanit,Mimoza Shkodres,Seldit,Aurela Gaces,Flori Mumajesit,Elvana Gjates,Dafina Zeqirit,Tunes,Adelina Ismailit,Gentes,Nora Istrefit,Ermal Fejzullahut, Tingullit 3nt etj. 

Cili nga keta e bie te kete blere klikime? Sipas meje asnjeri,sepse as qe ju nevojiten. Te gjithe jane ne menyre te vazhdueshme ne turne.Te gjithe i mbushin sallat plote,te gjithe jane te suksesshem, seicili ne gjinine dhe tregun e tyre muzikor. E them kete,sepse nuk me pelqeu qe nje rubrike rreth klikimeve ne YouTube u zhvillua ne mes te konkurimit te nje festivali. Nese gishti do nxirret per ti vene fajin dikujt,atehere le te drejtohet nga personi i duhur. Jam i sigurt qe shume persona e shohin me medyshje 16 milion klikime te kenges "Malli" te Rovena Stefes, por une ju them qe koncerti i Rovenes ne Nju Jork mblodhi afro 5000 shqiptare.Kengen "Malli" e kemi pasur premiere ne Albaniac dhe eshte pritur me mire se shume premiera te tjera dhe eshte hedhur ne YouTube kur shumica e artisteve shqiptare nuk e dini se cfare ishte si faqe.Pastaj mjafton ti hidhni nje sy komenteve  te cilat jane ne frengjisht,arabisht,spanjisht etj apo dhe komentet i kane fallsifikuar?Nderkohe ai postim prej 16 milionesh eshte njeri prej postimeve te kesaj kenge,pasi gjendet dhe nje tjeter nga Pixel Productions i cili ka arritur mbi 7 milion klikime, e te tjera sa te duash qe tejkalojne me dhjetra mira klikime. Nuk di pse eshte kaq e pabesueshme? Nuk po ve doren ne zjarr,por...nuk besoj eshte mire te shfaqet antipati kaq hapturazi. Apo Sinani? A duhet ta perseris qe cdo koncert i Sinanin eshte i suksesshem? Pse s'duhet te jene videot? Nuk po vazhdoj me tej, por me duket disi i kote ky paragjykim,sepse klikimet ne YouTube e shumta mund te sherbejne vetem per t'ju permendur emri ne ndonje lajm si ky,sepse le te kete nje miliard klikime tjetra,dhe po mos t'ja vlej si kengetare apo kengetar,nuk shkruan njeri per te e nuk e ftojne gjekundi sikur ferri te ngrije.Duket nje menyre e mire promovimi,por nje dite do ti duhet te dale ne skene te provoje veten e ata qe merren me muziken s'kane nevoj per klikime qe te japin vlersimin. 

E ne perfundim...AMON OR ZOT! Kur me thone paguajne artistet shqiptare! Po me thuaj nje artist qe ka paguar NJE REKLAME ne shtyp,elektronik,viziv,leter,gojor,qafor,verrtor AMON MA TREGONI nje te vetmin qe ka paguar nje reklame ne media per ndonje aktivitet,apo video apo album apo kenge.NJE! 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.