Finalistet e The Voice publikojne kenget...zhgenjyese!

Javen qe shkoi finalistet e programit "The Voice" kane publikuar kenget e tyre dhe...asnjera nuk ka per tu bere hit.Nuk arrij ta kuptoj sesi kater kengetare kaq te talentuar dhe qe gjate gjithe konkurimit kane treguar qe jo vetem nuk e preferojne por dhe nuk kane lidhje -vokalisht e profesionalisht-me muziken dance,shkojne dhe perfundojne me kenge te tilla.Lere muziken,po dhe arranxhimet lene per te deshiruar,kenge te tilla i bejne ne Shqiperi gjate pushimit te drekes pfff. Tere ai vokal i Rines te perdoret per nje kenge qe te kujton diskon e 1990? WTF! Marsela e ka zerin aq interesant saqe ne refren e nderron komplet kengen e cila supozohet te jete dance dhe i jep ngjyra r'n'b (fragmenti me i bukur nga te katerta kenget) , por prape nuk e shpeton dot,Enrika duket sikur forcohet gjate kendimit e mundohet te ruaj zerin qe mos ti shpertheje e ta shkaterroj kete kenge idiote, kenga e Lundrimit eshte disi me e hajrit,por aq e sterrdegjuar saqe nuk di nese eshte version i ndonje kenge tjeter apo krijim origjinal.Gjithsesi ai ka kengen e plote me te mire dhe me premtuese.
Fatkeqesisht puna e Universalit ka lene jo vetem per te deshiruar,por dhe ka zhgenjyer fansat te cilet prisnin kenge me te mira e mbi te gjitha jo kaq komerciale,sepse The Voice vete si program, eshte ideuar i tille qe ti sherbeje talentit dhe muzikes profesionale...gje qe keto kater krijime nuk e aprovojne aspak.









No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.