La nave dolce - Reklama e dokumentarit per eksodin shqiptar.
Sa here qe shqiptareve ju mbushet mendja se kane arritur te njejtin nivel ekonomik e shoqeror te barabarte apo te perafert me ate te vendeve perendimore, italianet na e hedhin nga nje hudher ne forme filmi apo dokumentari, per te na kujtuar se kush kemi qene. Ne fakt bejne mire,sepse shumica e shqiptareve e kane harruar se kush jane. Disa kujtojne me mall komunizmin teksa shikojne lajmet me satelit e komentojne ne kompjuter duke pertypur cumcakiz te jashtem.Disa hapen kolltuqeve dhe i kane harruar rrogozat,teksa te tjere mbeshtillen vetem me firmato,sepse nuk i mbajne mend breket me arna. Te tjere te flasin vec nepermjet iPhone mundesisht ate 4S e i kane harruar rradhet tek centrali...Po kjo eshte jeta, e keta qe harruan, tani ju duken poshteruese imazhe te tilla dhe shajne italianet se po na nxjerrin namin e keq.Mendoj do ishte me e udhes,qe te ulen e ti shikojne me imtesisht se ndoshta shikojne veten diku, e t'jua tregojne dhe femijve, sepse ju ka rene kemba ne asfalt te gjithve e po shkojne me 120km ne ore per se mbrapshi.Ndoshta sot nuk perplasen gjekundi,ndoshta dhe per nje dekade tjeter, ndoshta dhe nuk perplasen asnjehere,por sado xixa ti hedhin vetes, brenda vetes ju lundron "Anija e embel" qe i con ne Bari perdite.
"La nave dolce" eshte nje dokumentar i Daniele Vicari publikuar prej Indigo Film,Apulia Film Commission dhe Rai Cinema, prezantuar ne Festivalin e 69 te Venecias (jashte konkursit). Ne te tregohet historia e anijes shqiptare e cila u nis nga Vlora me 20.000 shqiptare ne bord me drejtim Barin e Italise.Dokumentari shoqerohet me kujtimet e disa personazheve te njohur shqiptar, te cilet jetojne,punojne dhe kane gjetur sukses ne shtetin fqinje.
Post a Comment