Festivali Kenga Magjike- Finalistet sipas Albaniac

Sot eshte finalja e festivalit Kenga Magjike dhe mbas dy netesh parafinaliste ne jemi gati te themi pershtypjet e para. Nen nje skenografi gjigande e per tu vlersuar, (pavarsisht se grafiket linin per te deshiruar) Arditi,Olta dhe Armina u munduan te shpetonin vetveten prej nje skenari skandal i cili nuk mund te ishte i pershtatshem as per Miss Lagjia. Dikush diku, kishte ngaterruar publikun e ketij festivali me ate te nje emisioni mengjesi. Dy vajzat prezantuese, pasi u ankuan kudo sesi i kishte kritikuar shtypi pa te drejte (dhe pse shtypi as qe foli per to, po mesaduket keto quajne shtyp komentet e njerezve ne Facebook) e pasi na merziten per dy nete duke na provuar sesi eshte te prezantosh, na provuan vetem nje gje - qe s'dine te drejtojne.Me mire drejtuan ato vajzat "improvizuese" qe e ben per here te pare ne te dy netet, publikun te qeshte, se keto me imprrrrovizimet e tyre. Nuk ju pelqejne kritikat, gje tjeter, por s'kane pse te justifikohen kot. Ja! Asnjeri nuk i shan per bukurine.Ajo qe eshte,eshte! Pa artikulim, pa intonacion,perkedhelje te kota,manovrime pa takt per te thene dy rreshta qe nuk i kishin mesuar dot as permendesh thua nuk i njohin kush kendon e cfare kendojne. Ne vend qe te ankoheshin e te luanin pas skenave, do kishin bere mire te studionin rreshtat e te kujdeseshin per nje prezantim sa me dinjitoz.Si ju del koha te ankohen nje here? 


Pavarsisht se kulmin ky festival e ka ne naten finale, netet gjysem finaliste ishin ne fakt te kendshme per tu pare.Kete here prurjet muzikore ishin shume te mira dhe interpretimet skenike jo keq. Nje problem i madh i transmetimit televiziv jo vetem ne kete festival por dhe ne pothuajse cdo eveniment tjeter eshte kamera.Kameramanet tane jane perturp. Kenga,kengetari,skenografia,ndricimi nuk perputhen me kameren FARE! Tere ajo skene madheshtore qe humbet ne syrin e kameramanit, e nje performance e tere qe bie copa-copa,sepse kur kengetarja kercen kameramani e ka kameren tek tavani.Tmerr! 
Balerinet, nuk di pse asnjehere nuk i kemi te sinkronizuar.Me mire pak e sakte se 100 e rremuje.Dyshemeja! DYSHEMEJA E SKENES! LAJENI! LAJENI! LAJENI! LAJENI! LAJENI! Lajeni se duken gjurmet ne televizor na u peshtiros! Gjithashtu na u duk shume e pazakonte sesi ne perfundim te nates se dyte nuk u treguan finalistet.Nejse keta e dine! Detajet e tjera po i lej per shkrimin tjeter pas finales, por per momentin le t'ju tregojme 12 kenget qe na pelqyen me shume ne kete edicion e qe do e kishin bere naten finale te parezistueshme. 

ps. Po Adhurim Deari pers enuk ishte?


Alban Skenderaj



Kristo



Juliana Pasha


Ermal Mamaqi



A.D.A



Eli Fara dhe Mangavatut



Kejsi Tola



LYNX



Adhurim Deari




Vedat Ademi 



Xhensila Myrtezai



Zajmina Vasjari - Dua te pi


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.