Shqiptaret ndihmojne viktimat e uraganit Sandy


Ndoshta situata pas uraganit Sandy duket me e qete,por ne te vertete ka shume pune per tu bere, e jeta ne shume zona ende nuk eshte kthyer ne ritmin e saj te perditshem.Midis viktimave ka dhe shume familje shqiptare te cilat po mundohen te mbijetojne me ndihmen e te tjereve ne keto rrethana te papershkrueshme.Nderkohe personazhe te njohur te komunitetit shqiptar kane dhene ndihmesen e tyre qofte ne menyre simbolike,qofte me ndihma te medha financiare. Drita Davanzo organizoi nje event bamiresie si dhe mblodhi ndihma per te demtuarit ne Staten Island.Te njejten gje beri dhe Tony Dovolani per te demtuarit ne New Jersey.United Albanians (organizator festash per shqiptaret) hapen dyer e shtepive dhe mblodhen te ardhura e Rene Redzepi dhuroi leke per te ndihmuar nje restorant ne Brooklyn nga mbyllja e perhereshme.Keta jane disa nga personazhet midis shume te tjereve qe ndihmuan e na bene te kuptojme se ne dite te veshtira,shqiptaret nuk jane vetem Zoti i bekofte te gjithe!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.