Kopertina! Kopetina! Kopertinat e muajit!
Mire apo keq, kjo kopertine ka krijuar sensacionin e kerkuar. Ciljeta ka dale bukur, por fotoja duhej te ish realizuar te pakten nje muaj me pare qe te dilte nje foto me e kendshme.Nuk po i futem luleve alla McQueen,sepse te tilla s'jane apo titullit "Shtatzenia me seksi qe kemi pare". SEKSI dhe SHTATZENIA ne te njejten fjali? Ncuq, ncuq,ncuq! Megjithate, gjithcka mund te harrohej, pervec asaj perdes mbrapa. Ideja qe nje femer shatzane e mbuluar me lule po pozon prane dritares...shume foto Facebook hahahhahahaha.
Kjo veshje eshte pare shpesh ne shtyp kohet e fundit dhe si reviste mode AS nuk duhej ta kish lejuar ne kopertine, sidoqofte eshte nje foto e bukur Redona Koci duket super dhe me vjen mire qe AS i ka lene vendin nje modeleje dhe jo nje personazhi te njohur ne kopertinen e saj. Dizajni duket i rregullt dhe si perfundim kopertina eshte nje PO e madhe.Cfare do te thote makiazh - sensacione te forta?
Kuq kuq kuq kuuuuuuuuuq! E dashur Teuta, ka dhe ngjyra te tjera pervec te kuqes, nje numer ne vit te pakten vendos ndonje ngjyre tjeter. Pervec ngjyres se kuqe, kopertina me Dafinen si yll, eshte me e mira ne treg, nderkohe qe nuk mund te thuash te njejten gje per titujt e shkrimeve. Damat inspiruese? Inspirim festiv? Mire qe dhe Dafina nuk kish gjetur rrugen inspiruese se revista Inspirimi do na kish inspiruar shume inspirimin tone. FRYMEZIM! FRYMEZIM! FRYMEZIM! Po fiksim fare titulli "Pamja A La Glamur" Sa gjuhe kane ndikuar ne krijimin e ketij titulli? Kudo ne shtyp gjen glamur glamur...Magjepses, eshte fjala qe i pershtatet ne shqip, megjithse me teper ne Shqiperi ky kuptim eshte perdorur ne brendesi te fjales fisnike.Kemi pas thene
"Ajo femer ka nje pamje shume fisnike. Veshje fisnike" qe percakton te vecanten ,terheqsen dhe te bukuren si ne pamje dhe ne sjellje ne nje fjale te vetme. U lodha!
Shume fotografi e bukur kjo e Jonides.Perfekte per kopertine! Titulli kryesor eshte vendosur shume lart dhe i prish pak bukurine fotos, gjithsesi eshte ok. Dicka! Pervec asaj SE SHPEJTI qe nuk shkrihet bashke, ato tre pikat per cfare jane? Ju qe na lexoni e keni vene re qe une i perdor ndonjehere dhe pak si shpesh. Ato, ne varesi te vendit ku perdoren sherbejne per te nenkuptuar nje ngurrim ne te shprehur, nderrim ideje,nje ndalese ne intonacion apo per ti paraprire perfundimit te nje ideje. Ketu cfare kuptimi kane?
Ju mbahen mend kopertinat e vjetra te Flatres? Sa kot kane pas qene! Shikoni Flatren e re, ka lezet! Me pelqen kjo kopertine.Me kujdes me titujt e shumte dhe stilin e tyre,po pervec kesaj gjithcka ne rregull.Yllka duket shume bukur e ato floke! Marshalla!
Me pelqen kjo foto e Gentes per iMedica, sepse eshte nder te paktat foto qe shikon ne kopertina ku personazhi ka dale normal, pa pozuar pa bere ate fytyren si modele dmth pa thithje e ngursime lol. E embel, e cilter, e bukur! Fustanit ja prishin bukurine ato prerjet e shumta,por gjithsesi yll!
Kosovarja vjen e thjeshte dhe e rregullt me kopertinen e saj te fundvitit, por shkrimi per "Fotoreporterin mbi kufomen e Adem jJasharit" duhej te ish eliminuar e ruajtur per numrin e ardhshem. Ketej "Gezuar 2013" andej shkrim per kufome. Hajdeeeeee! Kjo ishte e vetmja reviste qe me ngacmoi kureshtjen e me beri te shkoj menjehere ne Google per te pare se kush eshte Ilir Tafa apo per te kuptuar se cfare/kush eshte Kamishi. Per kete, nje Bravo! Ne fund te fundit qellimi i nje reviste eshte te percjell lajmet me te fundit apo jo?
Pefekte! Kopertina,fotoja,dizajni,titujt! Pa asnje medyshje,kopertina me e mire ne treg! Asnje kritike vec lavderime!
Nese kjo do ish nje foto per albumin e familjes ok, por per kopertinen e nje reviste eshte ncuq ncuq ncuq! Pastaj,perse duhet te dali me bashkshortin ne foto kur ne titull flet vetem per femijet? Per te shitur revisten? E dashur psikologe,jemi qe jemi ma shpjego dhe se cfare do te thote Personaliteti ne festa apo arredim. Arredim si ne ARRANGE? Errejnxh? Duhet fjalor me vete me lexu revistat sot. Gjithashtu, a mund ta hiqni ate njeriun me trurin e dale tek titulli i revistes se na e perzjen sa here qe e shohim.
Per ata qe duan jo thjesht vetem lajme rreth aktiviteteve te artisteve,por dhe dicka me teper nga jeta private Story duket se servir ushqimin e duhur. Kopertina ka per qellim te bjere ne sy dhe kete e realizon mire,pastaj nga ana grafike-estetike eshte ... ylber i fishkur.Cfare e kuqe!Cfare e verdhe! Cfare bluje! Me kater ngjyra printohet kjo? lol
Florentina Erjola Xheko nje prej biznesmeneve me te reja dhe me te suksesshme ne vend, pozon hijshem ne kopertinen e Klan. Kopertina eshte e rregullt dhe perfekte per tematikat qe percjell tek lexuesi. Ne titull historia e Florentines prezantohet si e pazakonte, ne shkrim nuk lexon ndonje gje te tille, biles me shume se arritjet e saj si biznesmene meson per bamirsite qe ben ne Shqiperi. E pazakonte se eshte mormone apo se ka nisur te drejtoj biznesin qe ne moshe te re? Gjithsesi, shkrimi ishte interesant, per nje personazh interesant qe na ben te lutemi qe sa me shume te tille te lexojme ne te ardhmen.
Post a Comment