Aurela Gace - Dua
E paskan nderruar titullin e kenges nuk qenka "Jap e marr" por "Dua", e cila eshte nje kenge e bukur pop-dance-folk e kur vjen puna per ritmet vlonjate pak i afrohen Aureles ndaj nuk po themi gje. Videoja ne anen tjeter...na duket shume e renduar. Eshte bere zakon se fundmi qe videot dance-folk te prezantohen me 101 skena, cka per mendimin tim eshte disi e gabuar, pasi keto kenge kane nje teme shume te drejtperdrejte dhe si te tilla kerkojne dhe japin mundesine e realizimit te nje video-fabul shume te bukur. Perse regjizoret vendosin ndryshe? Nuk e di, por di qe pershembull ajo skena e te rinjve ne uje jo vetem qe eshte palidhje (komplet skenat ne pishine jane pa lidhje), por dhe nuk merret vesh mire cfare bejne. Ok, ma do mendja idea eshte pergatitja e Aureles per djalin qe vjen per ta marre a dicka e tille, por besoj me kuptoni ku dua te dal. Do kisha preferuar nje kercim te Aureles e cila KERCEN bukur, sepse e kam pare, sesa ata te rinjte qe hidhen ne uje. Nejse, e rendesishme eshte qe kenga eshte e bukur.
ps.Sa i shkonin kacurrelat!
ps2. Dhe dicka tjeter se s'me rrihet mua. Regjizori apo montazhieri duhet ta dije se disa skena xhirohen me qellimin per tu perpunuar me vone me efekte speciale si psh kur del ai djali nga uji. Nuk duhet djali te eci ngadale si robot, por e ngadaleson filmin ne montazh dhe del efekti i duhur, se me kujtuan nje kameraman qe rrotullohej e thoshte po rri me koke poshte te ju nxjerr me efekt. lol

Post a Comment