Header Ads

ELDIS është OKAY!




Në sipërfaqe tregu muzikor shqiptar duket se vuan nga mungesa e talenteve të reja, por me një kërkim të shpejtë do të gjesh shumë artistë të rinj të cilët ashtu si në heshtje  në një platformë apo tjetër kanë krijuar publikun e tyre. Atëherë përse nuk dëgjojmë për ta? Aaaa! Media! Pavarsisht se kjo është një çështje që do e diskujtojmë në një moment tjetër, problemi kyç këtu është media sidomos ajo artistike. E lënë pas dore pas shpërthimit të rrjeteve sociale, ku të gjithë menduan se mund të bënin gazetarin, tani po kuptojnë që hmmm, ndoshta duhej të kishin qëndruar në korsinë e tyre. Kjo pasojë ka filluar të ndihet rëndshëm në tregun muzikor shqiptar jo vetëm në prurjen e talenteve të reja, por dhe në shuarjen e festivaleve dhe eventeve muzikore të cilat kanë qënë kyçe në të ardhmen e krijimtarisë vëndase. Eldis, është një prej këtyre talenteve të reja, i cili pavarsisht një eksperience të konsiderueshme muzikore ende kërkon të krijoj një “emër” tek publiku shqiptar. Mungesa e promovimit nga media tek publiku, krijon vështirsi të tilla, të cilat artistët i merrnin si të garantuara prej dekadash. Si ka thënë ai anglezi i famshëm “Gjithë bota është një skenë dhe gjithë burrat e gratë janë thjeshtë aktorë”, prandaj seicili duhet të luaj rolin e tij në skenë dhe të lërë Shekspirin të shekspiroj. Sa bukur që e thashë këtë? Mahnita dhe veten! Ok! 

Atëhere, të dashur lexues…Eldis! 


ALBANYAC: Eldis përshëndetje! Ju spikatët në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës ne RTSH ku u prezantuat suksesshëm me “Një kujtim”. Ka qënë kjo pjesmarrja juaj e dytë në këtë festival në mos gaboj. A mund të na tregoni  se cili ka qënë rrugëtimi yt muzikor deri në këtë edicion? 


ELDIS: Hey si jeni? Së pari ju falenderoj për intervistën dhe ju uroj suksese! Rrugëtimi im muzikor ka goxha kohë që ka nisur. Më saktë kaë kaluar plot 11 vite nga dalja ime e parë në skenë , në Tv Klan tek “Gjeniu i vogël” edicioni 7. Fitues i çmimit të dytë në Pranvera fest ,Këngë moj , fitues i çmimit të parë në kompeticionet lokale në Shkodër, fitues i çmimit të 3 në Festivalin e Këngës RTSH 60 , dhe një sërë çmimesh të tjera që prej asaj kohe.

ALBANYAC: Ndërkohë sapo keni publikuar videokëngën “Okay”. Si është pritur kënga?

ELDIS: Po, para pak ditësh është lançuar singla ime me e re e  titulluar “Okay”  dhe jam tepër i lumtur me reagimin që kanë pasur mbështetësit e mi. Është pritur tepër mirë në të gjitha platformat ku kënga është e publikuar tashmë.

ALBANYAC: Në krahasim me këngët tuaja të mëparshme si “Lutem’, “Akoma jo”, “Kthehu” apo “Ftohte” etj, ku prezantoheni më tepër në rrymën pop/rrok, me “Okay” duket se keni kaluar tek pop/r&b. Përse kjo zgjedhje?

ELDIS: E vërtetë që “Okay” është një këngë komplet ndryshe nga materialet që kam sjellë më herët , kjo për faktin që kam dashur të sjell një risi tek ndjekësit e muzikës time. “Okay” është pop/rnb diçka ndryshe nga pop-rock që kam sjellë më parë. Publiku e ka pëlqyer shumë dhe këtë lloj muzike nga unë.






ALBANYAC: Dhe kjo zgjedhje duket se ka funksionuar, pasi personalisht më pëlqen kënga. Duke qënë se e filluam me festivalet, do të jesh tek Kënga Magjike këtë vit?

ELDIS: Eshtë pyetja më e shpeshtë që më bëhet këto kohë. Unë si "çuni i festivaleve" siç me quajnë tanimë, gjithmonë e gjej veten te festivalet dhe i mirëpres gjthmonë , por këtë herë nuk dua të zbuloj më shumë pasi se kam vendosur ende.

ALBANYAC: Një pyetje e përgjithshme. Kemi vënë re se në krahasim me vite më parë, numri i talenteve të reja në tregun muzikor sidomos nga Shqipëria, sikur ka rënë ndjeshëm. Duke qënë se ju i përkisni këtij grupi të rinjsh, a mendoni se kjo është e vërtetë dhe nëse po, cilat mendoni se kanë qënë arsyet e kësaj dukurie?

ELDIS: Apsolutisht që ka rënë! Kjo vetëm për faktin që artistët e rinj nuk mbështeten sot. Në Shqipëri është shumë e vështire pasi duhet ti mbulosh të gjithë shpenzimet vetë , qoftë për këngën tënde të parë  dhe shpenzimet në industrinë e muzikës janë tepër të larta , gjë që pengon shfaqjen e talenteve te reja. Unë mendoj që vendi ynë ka pafund artist që presin që dikush tua shtrijë dorën për ti mbështetur , por shumë nga ato nuk e gjejnë siç nuk e kam gjetur as unë dhe më është dashur shumë punë e fortë që të arrija ato që doja të realizoja, pra këngët e mija.  

ALBANYAC: Brezi juaj po rritet nën dukurine e shërbimeve muzikore si Spotify, Soundcloud etc, plus rrjeteve shoqërore ku një këngë arrin sukses falë “reels” dhe shpërndarjeve. Sa ju ka ndihmuar kjo në promovimin e muzikës suaj, duke konsideruar që ne nuk kemi shtëpi diskografike 100% funksionale ?

ELDIS: Fakte që ne këtu nuk kemi shtëpi të mirëfilltë diskografike sjell pasojat e atyre që sipër përmendëm. Normalisht që rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme të ndihmojnë shumë në rritjet e ndjekësve dhe produktivitetit të materialit tënd, por do shumë investim dhe në marketing.


ALBANYAC: Nëse do kishit mundësinë të ndryshonit diçka në mënyrën sesi funksionon tregu muzikor shqiptar, çfarë do sugjeronit?

ELDIS:
Ndryshimi vjen vetëm nga ne artistët në mënyrën se si ne zgjedhim të edukojmë publikun, me anë të artit tonë. Publiku merr atë që i serviret dhe normalisht ne duhet të jemi ata që i sërvirim muzikë të pastër, në mënyrë që të kultivohet muzika e mirë dhe jo disa nga këto që po kultivohen sot.




ALBANYAC: Po e ndiqni Eurovisionin këtë vit? Përveç Besës normalisht, cilët janë të preferuati tuaj?

ELDIS: Patjetër që po. Këtë vit jam mbështetës shumë i madh i Besës, pasi e meriton për këngëtaren e mrekullueshme që është. Këngët e vendeve të tjera kam zgjedhur ti dëgjoj në trensmetim.  

ALBANYAC: Ju duket funksionale kjo përzgjedhje e Festivalit të Këngës, me një çmim të parë dhe një çmim për Eurovision? Cili ka qënë reagimi i artistëve pjesmarrës në lidhje më këtë përzgjedhje të organizatorëve?

ELDIS:
Kjo është një formulë që mua personalisht më bën sens , pasi është një balancë e mirë midis vendimit të publikut dhe vendimit të jurisë.


ALBANYAC: Çfarë planesh muzikore keni për këtë vit? Koncerte verore? Këngë të reja? Album?

ELDIS: Ndjej që do jetë një verë e gjatë, me këngë të reja, me risi të reja, me shumë koncerte nëpër bregdetin shqiptar.


ALBANYAC: E si përfundim…a je “Okay” tash apo jo?

ELDIS: Jam shumë OKAY…! Ju falenderoj shumë për intervistën dhe keep streaming “Okay” në të gjitha platformat digjitale! Much Love! 


Elbino/Albanyac © 04.24







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.