Filmi “Deti është Parajsa” së shpejti në kinema (Trailer)
Das Meer Ist Der Himmer apo përshtatur në shqip “Deti është Parajsa” është një film gjermano-shqiptar me regji të Enkelejd Llucës i cili pritet të shfaqet në kinema më 24 nëndor. Filmi tregon për një shqiptar nga Gjermania, Leonhard i cili rikthehet në vendlindje pas 20 vjetësh për funeralin e gjyshit që e ka rritur. Vizita bëhet më e gjatë, kur ai mëson amanetin e fundit të gjyshit, i cili ka kërkuar që hiri i eshtrave të tij të shpërndahet në det nga Leonhard. Ky rikthim e përball me situata të ndryshme midis të cilave dhe njohjen me një fotoreportere gjermane.
Regjia: Enkelejd Lluca
Skenari: Enkelejd Lluca
Në role: Blerim Destani, Murat Seven, Ariana Gansuh, Edon Rizvanolli, Ndriçim Xhepa, Amos Zaharia, Gëzim Rudi etj.
Post a Comment