Artistët shqiptar që dalëngadalë po zotërojnë tregun muzikor grek


                                                                                     TOQUEL



Të gjithë kemi dëgjuar për Claydee e Eleni Foureira, por numri i artistëve shqiptarë dhe me origjinë shqiptare në tregun muzikor grek është më i madh seç pritej. Këtë vit janë një numër i konsiderueshëm artistësh që kanë arritur të klasifikohen në listat greke. Enisa siç dhe kemi shkruar, sundoi tregun me këngën “Allo” (momentalisht në vendin e 15) , Eleni pozicionohet në vendin e katërt të Billboard Greece me “10’”. Dy vënde më poshtë pozicionohet rreperi KIDD me “XWRIS”, këngë që arriti deri në vendin e dytë të këtij klasifikimi. Ndërkohë, TOQUEL renditet në vendin e shtatë me “Ma Bella”, këngë e cila është klasifikuar dhe në vendin e parë të Billboard Greece. Bela Meri pas suksesit në X factor (versioni grek) arriti të bëj emër në Greqi duke deklaruar më pas se është shqiptare. “Habibi” e Anxhela Peristerit ishte gjithashtu një hit veror, po si dhe “Kshu më mërzit mua” e Ervis Beharit dhe Deivis Myslymit, e cila u rendit në majën e klasifikimit të YouTube grek. Verde, një tjetër rreper i ri, është gjithashtu me origjinë shqiptare, nën menaxhimin e Black Money Record i cili pritet të ketë suksesin e bashkpatriotëve të tij. 


Pas shumë vitesh, duket se brezi i ri i artistëve me origjinë shqiptare në Greqi i ka lënë pas paragjykimet e fqinjve. Duket se gjërat janë në ndryshim e sipër. Kjo, ndoshta do të shtyj dhe artistë të tjerë të jenë më të hapur për prejardhjen e tyre duke gëzuar suksesin në të dyja anët e kufirit. 














No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.