Nga GASHI tek Dafina Zeqiri - Ja albumet e reja që priten

                                                                                                                                                                        GASHI



Albumet muzikore kanë qënë të rralla këto vitet e fundit, e disa artistë kanë preferuar më tepër formatin EP. Gjatë verës, duket se diçka ka ndryshuar, pasi shumë artistë kanë paralajmëruar publikimin e albumeve të reja. Ja disa prej tyre:



GASHI


Pas disa singlave të suksesshme GASHI ka konfirmuar se albumi i tij i ri “Brooklyn Cowboy” do të publikohet në muajin tetor. Duke qënë se GASHI shpesh herë ka sjellë krijimet e tij në datën 4 tetor (dita e ditëlindjes dhe 4 numri i tij i fatit), po mendojmë se kjo mund të jetë dhe data kur albumi publikohet. 


Art Abazi 


Nuk ka asgjë zyrtare, por nga postimet e këngëtarit në Instagram duket se ai është duke sjellë një album të ri në treg. Arti ka postuar një listë prej gjashtë këngës çka na bën të mendojmë se do të jenë dhe përbërset e këtij albumi. 


Kidda


Pas suksesit të këngës “Ça je“ Kidda ka bërë të ditur se albumi i ri është në përfundim e sipër dhe do të mbaj emrin “Kiddisht”. 

 

Capital T 


Gjatë promovimeve të “Time Capsule III - The Return” në Tiranë, Capital përciptazi paralajmëroi dhe për një album të ri, si pjesë e planeve të ardhëshme. Megjithatë nuk dimë egzaktësisht nëse ai aktualisht po punon për këtë album. Albumi më i fundit i Capital T, është publikuar në 2020 me titullin “A Live Night”.


Noizy


Albumi më i ri i Noizy pritet të dalë në muajt e fundit të 2024, por nuk ka një datë konkrete. Planet dhe titulli për këtë album janë bërë të ditura nga vetë rreperi në fillim të vitit. Ai do të titullohet “Icon”.  


Alban Skënderaj


Pas suksesit të koncertit “Motiv i jetës time” dhe disa singlave të njëpasnjëshme është mëse normale që nga fansat të mendohet se Albani po përgatitet dhe për një album. Aq më tepër kur kanë kaluar rreth 13 vjetë nga albumi i tij i fundit “Ende ka shpresë”. 


Butrint Imeri


Pavarsisht se një prej këngëtarëve më të suksesshëm në Shqipe, Butrint Imeri ka vetëm një album në repertorin e tij: Acoustic Sessions (2020). Këngëtari shpesherë ka postuar për plane të reja për këtë fundvit e me një sëri singlash besojmë se dhe albumi duhet të jetë pjesë e këtyre planeve. 


Ava Max


Ava Max ka pasur një vit disi të vështirë, duke bërë të ditur së fundmi që ka prerë marrëdhëniet me shtëpinë muzikore dhe grupin menaxhues. Sapo ka publikuar këngën e re “Spot A Fake” që besohet se i dedikohet ish shoqes së ngushtë, pasi mësoi që ajo i publikoi ilegalisht online të  këngët e albumit “Diamonds & Dancefloors“. Të gjitha këto ngjarje nuk e kanë penguar këngëtaren që të paralajmëroj albumin e ri “Made From Scratch” i cili pritet të publikohet këtë fundvit.


Dafina Zeqiri 


Këngëtarja në muajin qershor ka treguar se ka në plan të publikoj albumin e ri. Ai do titullohet “The Absolute Vol.2” një pasues i “The Absolute Vol.1” botuar në janar të këtij viti. Albumi i ri pritet të dalë në nëntor 2024. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.