Të gjithë flasin po kush i shikon (se për të dëgjuar jo e jo)?






Cilat janë programet tuaja më të preferuara në televizionet shqiptare? Më lini ta thjeshtëzoj pak më shumë pyetjen. Kur ka qënë hera e fundit që keni ndjekur një program shqiptar në televizion nga fillimi deri në fund? Që ta bëj të thjeshtë fare fareeee; A dini ndonjë emër programi? Pyes, sepse unë për vete jam dorëzuar. Kalo kanalet nga njëri-tek tjetri dhe as në fundjavë nuk të mbetet pulti në një vend. Të duket sikur nuk ka më programe, por vetem lajme dhe kur të del ndonjë në Instagram që reklamohet mundohesh ta kapësh në orarin e caktuar dhe pfff, zhgënjim total. Në 2024 programet televizive më të njohura janë po ato që kanë pas egzistuar dhe para dhjetë vjetëve. Ironike, kur në çdo intervistë të gjithë flasin për iNoVaCIonnnn lol. OK! Prezantuesit po të njëjtë, skenografia po e njëjtë, stili, llafeteria lol po e njëjtë. Eee…sigurisht, të gjithë më të ndjekurit në vend dhe në diasporë. Çfarë po ndodh? Një tjetër dukuri është debati. Çdo program i kushton një vëmendje të madhe debateve banale të cilat as japin as marrin, por që preferohen, sepse të nesërmen shfaqen në social media dhe klikimeeee! Aman këto klikimet i degjeneruan të gjithë. Vallaj më mirë flas me veten time, se ti nënshtrohem klikimit të dikujt që më ndjek nga ndonjë pushim banjoje. Jam munduar ti kuptoj kur debatojnë dhe arsyetojnë dhe ncuq mër. Bëjnë shkencë kur nuk kanë as etiketë bisede. Ngrejnë zërin, ndërpresin njëri-tjetrin, hapin telefonin, mirë që nuk ja fusin dhe një cigare. Temat pastaj janë pa pikë vlere dhe aq të skaduara saqë as në vitet ’90 nuk do kishin kuptim. Se femraaaaaat soooot duan mashkull me pare me makinëëëë. DUH! E pse mos të kenë kërkesa? Hahahahhaha! Jo po duan helikopter, amon o burr. Si shkon tjetri në program dhe mendon që kjo është diçka normale me u thënë në TV në 2024?! Se në komunizëëëëëm. Po shko në Kore të Veriut gjej nuse wtf lol. Në komunizëm kur s’të martonin se kishe biografi të keqe, apo të studionin të gjithë prejardhjen shëndetsore e morale e ekonomike të fisit. Seriozisht këta? Sikur flasin për 1800. Tjetra del thotë; Se meshkuuuuujt sot më të bukur se neve. Po mi motra nuk është se nuk ka të shpifur, ke plotë për çfarë ankohesh? Apo e ka për konkurencën? Keq me u mbajt, keq mos me u mbajt! Nuk ka më meshkuj, nuk ka më femra e këndej të gjithë me nga tre lol. UAAAAA! Çfarë janë këto llogjika injorante që lejohen sikur të jenë Kodi Civil. Nona! E çfarë vlere kanë njëherë? Pastaj janë të ftuarit. Të njëjtët rrotullohen nga një program tek tjetri, si nuk u lodhën?! Të paktën 20 vite më parë të thoshin “Po s’kam ç’të them, pse të vi?” Tani jo, të gjithë aty si të punësuar. Pret të thonë ndonjë gjë për karrierën e dëgjon të flasin ku kanë kaluar pushimet. Po shyqyr. Mungesa e informacionit është gjithashtu e theksuar. Asgjë nuk mëson. Po se këto i shohin në TikTok. Dmth, dorëzim total. Po jo mo burr se nuk është e njëjta gjë. TikTok janë njerëz që flasin se duan me fol, media investigon, shkruan, vërteton, krijon, raporton lajmin. MEDIA DREJTON! ËSHTË FUQIA E KATËRT! Dy gjëra komplet të ndryshme. Po nga kujtojnë robt se këta të social mediave i marrin lajmet? Nga vendi i ngjarjes më? Kanë plas pusetat keq fare hahahhaha! Doli një nga këta të Tikitokut në një program po fliste për një temë (nuk dua ta specifikoj se faji nuk është i tij, por atyre që e ftojnë) dhe prezantonte diçka si një zbulim i 2024 kur ka egzistuar që në 2010. Absurde! Pa snjë lloj verifikimi, asnjë lloj parapërgatitje nga ana e realizuesve të programit…dmth hajde thuaj dy fjalë lol. Prezantuesit gjithshtu kanë një farë ironizimi në çdo prezantim, janë më të mirë, më të informuar, më të zgjuar se i ftuari. E largqoftë ju thuhet diçka që nuk ju pëlqen se fillojnë marrin kot fillojnë dhe i ofendojnë. Roli i prezantuesit është të vë në pah të ftuarit, programin dhe çka trajtohet në program e jo vetveten. Prezantues, drejtues…është në fjalë i gjithë kuptimi i rolit që kanë. 


Një ndër gjërat më interesantë të fillimeve të televizioneve në Shqipëri, përveç asaj rrëmujës dhe të resë amatoreske, ishte dhe numri i drejtuesve të rinj në televizione. Seicili sillte diçka ndryshe, që i përgjigjej një audience e cila e kërkonte këtë ndryshim. Zor se shikon një fytyrë të re në tv shqiptare në këto vitet e fundit. Zor se shikon një të re të përgjithshme në tv shqiptare. Si është ajo fjala…demode! Yep! Më shumë interes ka një e re në Instagram me një klip 30 sekonda se një program i tërë në tv me një staf profesional përgjatë 60 minutave. E jo vetëm nga mënyra si prezantohet, por dhe nga stili. Pse vishen shumica në tv si të divorcuar? Mirë o kur nuk dilnin dot nga Shqipëria e nuk kishit info, po tani që s’di ç’të zgjedhësh më parë dhe shkon zgjedh xhaketa tre numra më të mëdhaja? Ngjyra të zbehta ose (largqoftë me i vesh këto) neoni, pa lidhje? Nonaaa duhet me i dhënë fund shkrimit se e ndjej që do i jap gazit. /Jepi gaz jepi gaz/ Krejt u kallën nga zilia po unë mendjen nuk e vras/ Go Nelaaa! Go Nelaaa! 


Shiko ku është problemi, se unë këto programe nuk i shoh me m’pagu. Shqipëria po shkon drejt EU. Këtu tashmë ka hyrë, SkyShowtime, Netflix, Apple+, Amazon, Hulu etj. Brezi i vjetër nuk është mësuar me to, por për 5 vjetë të gjithë këto do përdorin, në momentin që do ofrojnë dublime dhe titra shqip. Të gjitha këto shërbime, ju ofrojnë filma, seriale, dokumentarë dhe programe tv nga e gjithë bota të cilat i SHIKON kur dhe ku të duash. 

Në këtë aspekt televizionet shqiptare janë në një disavantazh të jashtëzakonshëm. Avantazhi i tyre i vetëm janë lajmet dhe programet shqip. Lajmet kanë një audiencë e cila përbëhet nga mosha 60+ sepse nuk ulet më njëri si më parë të ndjeki edicionin e orës tetë me vëmëndje. Këtë e dini se keni familje vetë. Pra në fund të fundit, ju ngelen vetëm programet me tematikë dhe prodhim shqiptar. Nëse dhe këto vazhdojnë me ritme të ulta siç po ndodh, atëherë të gjithë tv kanë një problem madhështor të cilin nuk ka telenovelë turke të ja zgjidh. Gjithashtu, këto programet streaming do fillojnë të prodhojnë programe shqip, sepse kërkohet me ligj të kenë një arkivë vendase prej 15-30% varet nga shteti ku operojnë. E të fillojnë dhe këto të prodhojnë shqip? Kanalet tona do përfundojnë të gjitha si burim zyrtar i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. 


Një mik që ju do të mirën.


👅




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.