Eliza Dushku në kopertinën e revistës "Boston".





Në këtë shkrim, Eliza tregon për jetën e re larg Hollivudit. Tashmë një terapiste dhe kërkuese shkencore ajo jeton ne Masashuset, së bashku me bashkshortin dhe dy fëmijët e saj. Para rreth dhjetë vjetësh, aktorja e njohur vendosi papritmazi të kthehej ne qytetin e lindjes, Boston ku do të ndiqte studimet universitare në Suffolk University e me pas Lesley University. Ky largim dhe zhvillimet e ndryshme në Hollivud, e shtynë atë të fliste hapur për ngacmimet seksuale të përjetuara që në moshën 12 vjecare në sheshxhirimin e “True Lies”,  problemet me PTSD dhe abuzimet me alokolin e drogën. Kur vëllai i saj nuk pranonte ta linte vetëm me të mbesën, Eliza tregon se kuptoi që kishte arritur fundin dhe duhej të ndryshonte. Pas një terapie intensive ajo tashmë është e kuruar dhe punon për të ndihmuar persona të tjerë të cilët kanë probleme me këto substanca. Eliza duket se ka gjetur paqen e saj të vërtetë dhe puna që bën siç shprehet ajo i jep më shumë kënaqsi se eksperienca si aktore në Hollivud. 











No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.