Ora shqiptare 1.4 milion dollarë
Është e vetmja orë e prodhuar në Shqipëri (e cila më shumë se një orë është një vepër arti) 100% Made in Albania, produkt i argjendarisë “Pirro”. Ora mban emrin “Primordial Passion” (Pasion i lashtë) dhe përbëhet nga 12 kërcimtarë ari, të cilët qëndrojnë të vendosur në xham Murano nën një kupolë safiri dhe përfaqsojnë 12 zona shqiptare. Pesë vjetë është koha që i është dashur argjendarit Pirro Ruço për të përfunduar këtë orë e cila hyn në kategorinë e brendeve “luxury” dhe jo pa sukses. Media botërore si NYTimes dhe Forbes i kanë kushtuar artikuj, si dhe ka marrë pjesë në “Grand Prix Geneva”, konkursin më të famshëm të prodhimit të orëve në botë.
Post a Comment