Informuesi - Kanali që i bëri “të gjithë” të vdekur

Dikush diku, falë modifikimeve me A.I a diçka publikon në YouTube dhe sponsorizon në Instagram vazhdimisht lajme të pavërteta rreth shqiptarëve të njohur. Me këto jemi mësuar tashmë, por në rastin konkret gjërat janë më ekstreme. Kjo llogari nën emrin “informuesi” vazhdimisht poston lajme mortore rreth personazheve shqiptar. Ilir Shaqiri, Tea Trifoni, Armando Kllogjeri, kushurira e Erion Veliaj, Atdhe Xhavarina etj të gjithë njoftohen se kanë humbur jetën. Pastaj lajmet për aksidente të rënda e shtrim emergjence janë në çdo dy postime. Çmenduri si dikush mund të arrij deri në këtë pikë që të japi informacione të pavërteta, kaq tronditse thjesht për klikime me shpresën për të fituar ekonomikisht. Ky kanal në YouTube ka 10.300 ndjekës, 687 video dhe 5 milion klikime!!! Tmerr! E ju do thoni, aman se nuk i beson njeri. Hidhini një sy komenteve dhe do shikoni që e keni gabim. Pastaj, s’ka lidhje. Fakti që dikush mendon se kjo është diçka ok…dmth nuk di.






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.