Gashi publikon “Brooklyn Cowboy”
Më në fund këtë javë Gashi publikoi albumin e ri “Brooklyn Cowboy”. Sipas artistit, ideja për këtë album filloi në vitin 2019 pas publikimit të versionit “Hurt”, një këngë origjinalisht kënduar nga Johnny Cash. Familja e Johnny Cash ripostoi versionin e Gashit në Instagram (janar 2019) dhe kjo e shtyu këngëtarin të tentoj një tjetër zhanër muzikor në karrierën e tij. Fillimisht i njohur si rreper, ai shumë shpejt do ta distanconte veten nga të përkiturit i një zhanri të vetëm gjë e cila do të vihej re dukshëm në këngët dhe albumet e fundit. Problemi me “Brooklyn Cowboy” është që duhej të ish publikuar shumë më herët. E kuptoj kohëzgjatjen dhe proçesin e regjistrimit të një albumi etj, por i gjithë koncepti i këtij albumi u vodh shumë shpejt nga emra të njohur të muzikës të cilët e përvetsuan këtë ide si origjinale. E ky mund të kishte qënë tamam momenti i Gashit. Dikush mund të mendoj që po e egzagjeroj, por mjafton ti hidhni një sy kopertinës së albumit të fundit të Bad Bunny, e cila është një pikturë që Gashi e postonte në Instagram për të promovuar albumin. Tu thënë Bunny dhe që ideja ishte e tij lol, ndërkohë Matt McCormick me penela në dorë tu pa si HUH? lol Kapelen e cowboy me NY logo? J. Balvin sapo e publikoi në Instagram një javë më parë. Post Malone papritur bën country? Gjithsesi, nuk është se i kanë penguar suksesin albumit, thjesht mu do më kish ikur petulla hahahaha! Tani tek albumi. “Brooklyn Cowboy” përbëhet prej 18 këngësh ( përfshirë një interlude dhe një outro). I vetmi bashkëpunim në album është kënga “Better” me Wiz Khalifa e cila po krijon një moment që prej publikimit të albumit duke u bërë një prej këngëve më të luajtura në këtë album. Në përgjithsi albumi i përket gjinisë country, në të gjitha variacionet e saj, poooooor ka dhe dy këngë që janë dhe më të preferuarat e mia në këtë album (se normale unë si delja e zezë) të cilat i përkasin rrokut alternativ, një suprizë shumë e bukur kjo, pasi nuk e prisja këtë anë të Gashit. Fiksim fiksim fiksim fiksim Incinerate! Më kujton direkt PLACEBO që unë love love dmth. Ndaj dhe mund ta imagjinoni reagimin apo preferencën time. /You flick the match/ I’ll catch the spark/ You Ride the wave/ Light up the dark/. Ndoshta më shumë alternativ rrok në albumin tjetër? Ughh, so good!
Përveç hiteve të njohura nga ky album si Cold, LOML, Midnight Sun, Broken Sign dhe Better unë do veçoja dhe Comes To Light, Heaven…What I got left, dmth le të themi gjithë albumin, por sinqerisht janë këngë shumë të mira. Comes To Light nëse promovohet në stacionet e radiove të country, ka për të bërë namin. Ndoshta një version duet me një artist country, por kur them 1000% kjo është një country hit, JA! Shpresoj që mos ta lërë thjeshtë si këngë albumi.
Nuk është vetëm muzika që e bën këtë album të veçantë. Tekstet e këngëve janë vërtet domethënse dhe shumë përshkruese, çka e bën dëgjuesin ta përvetsoj dhe ndjejë më shumë këtë album. Ndonjëherë të thjeshta, por prekse e shpesh herë në pamje të parë direkte, por që përcjellin një mesazh dytësor. Nuk është se nuk pritej kjo gjë pasi, si rreper ndoshta arma më e fortë e Gashit ka qënë pikërisht fjala. Në përgjithësi tekset janë një pamje nga e shkuara (Good Old Days) dhe një pikpyetje e çfarë mund të kish qënë (LOML), por nuk mungojnë dhe momente të lumtura si në Midnight Sun.
Në përfundim, mund dhe të shkruaj që ky është albumi më i mirë që Gashi ka publikuar, por të gjitha albumet e tij kanë qënë cilësore dhe i kanë rezistuar kohës, kështu që nuk ka nevoj për veçim.
Tani shkoni luani “Comes To Light” për ti bërë qejfin egos sime. Muço luv!
Post a Comment