Ju prezantojmë ILO




Hera e fundit që një rreper i ri u bë i njohur për publikun shqiptar, ishte debutimi i Don Xhonit. Që prej asaj kohe, shumë rrepera të rinj kanë tentuar të bëjne emër dhe kanë pasur këngë të suksesshme, por pa ju mundësuar një pozicion fiks në tregun muzikor. Ka një problem me rrepin. Nuk mjafton thjesht të bësh rrep, por duhet të kesh një farë swag_i…dmth një stil, ritëm, sjellje që ndryshe nga gjinitë e tjera muzikore, nuk mund të përvetsohet pasi bie direkt në sy kur është fallco. Siç thonë dhe kështu shabllonazi, e ke ose se ke. Mesaduket, ILO një rreper i ri nga Peja, e ka!  Brenda një viti ILO ka publikuar gjashtë videokëngë dhe të gjitha janë cool, por në tre të fundit “039”, “Direkt për club” dhe “N’qytet tem” duket se ILO ka gjetur ritmin dhe stilin e tij, duke premtuar të jetë një prej rreperëve më të mirë të së ardhmes. Fiksim, fiksim “N’qytet tem”, por kini parasysh që tekstet e këngëve janë pak 18+. Fatkeqsisht këngët nuk janë në Spotify, le të shpresojmë që ti publikojnë dhe aty së shpejti. 











No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.