Në dashuri me Arbëreshë




Arbëreshë është një artiste shqiptare e cila jeton në Gjermani, pjesë e një grupi të rinjsh të suksesshëm artistësh, të cilët vazhdimisht mbajnë aktivitete promovuese të artit shqiptar në Berlin. Në prill, Arbëreshë ka publikuar videokëngën e parë “Oj lulija jonë” e cila është shoqëruar me krijime të tjera, përpunime të folklorit shqiptar si “Moj Hatixhe moj shamikuqe”, “Baresha”,”Çka u bo me ty dashni”, “Oh nënë” etj. I gjithë prezantimi i Arbëreshës është i mrekullueshëm, si interpretimi vokal, ashtu dhe interpretimi skenik. Mesmerizuese dhe videokënga e “Oj lulija jonë” të cilën po e sjellim mëposhtë. Shpresojmë që këto këngë të përmblidhen në një album sepse do ishte super, po ashtu siç shpresojmë që të publikohen në Spotify apo Apple Music që të kemi mundesi ti dëgjojmë më shpesh. Momentalisht këto klipe mund ti shikoni në Instagram duke KLIKUAR KËTU . Këngëtaren mund ta ndiqni në koncert live në Tiranë më 12 tetor tek Qëndra e Artit Agimi. 




r





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.