Këngë të reja



Këtu po ju sjellim një listë me këngët më të reja në tregun muzikor shqiptar si dhe prodhimet më të fundit të disa artistëve me origjinë shqiptare nëpër botë. Disa janë të mira, disa ok, varet nga preferencat, por të gjitha ja vlen ti hidhni një të dëgjuar. Përsa i përket realizimit të videove muzikore, na falni për frengjishten por “Le VL” hahahaha! Nuk ka një tamam, të gjitha lënë për të dëshiruar. Të ripërsëritura, disa pa kuptim e disa thjesht me bë detyrat e shtëpisë. Mund dhe të mos e kishim thënë, por më mirë të jua themi ne mqs njeri nuk e thotë, sesa po harxhoni lekë dhe gjynah dmth. Nuk kuptojmë një gjë. Normale që frymëzohesh nga çfarë ka vërdallë, sepse është e pamohueshme, por frymëzimi dhe krijimtaria janë dy gjëra të ndryshme. Unë dua kur krijoj diçka që të jetë diçka nga unë, e imja, një prezantim i imi, jo një prezantim i imi si riprezantim i dikujt apo diçkaje që kam pare dikur, diku. Shkurt muhabeti, merr nga dikush tjetër, por bëje tënden. Ka aq opsione sot nga ana teknologjike me arrit me realizu një video supercool saqë këto prurje nuk janë të pranueshme. Dhe e keni buxhetin! Nuk di dmth, ndoshta e kam keq unë. Jo më shumë mirë e kam ça thu?! Shnet! 

 

























No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.