Rikthehet telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe fate” - Shiko reklamën

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare një prodhim i RTSH me regji të Ylli Pepos dhe skenar të Ruzhdi Pulahës rikthehet këtë herë në kinema. Ky prodhim, një prej më të sukseshmve të pas viteve 2000, u realizua në 10 seri fillimisht, por kërkesa e publikut bëri që të prodhoheshin dhe dhjetë të tjera. Një trup e përbërë nga disa prej aktorëve më të mirë në historinë e kinematografisë shqiptare si Robert Ndrenika, Pavlina Mani, Marjeta Larja etj, jo vetëm garantuan suksesin e këtij seriali, por dhe ndihmuan një brez të tërë aktorësh të rinj të fitonin statusin e të ardhmes së kinematografisë vendase. Një arsye e fortë e këtij suksesi, ishte dhe trajtimi SHQIP, i probleme shoqërore shqiptare. Publiku gjeti vetveten në dramat dhe problemet e roleve kryesore, aq aktuale për atë kohë. 


Këtë herë, “Njerëz dhe fate 2” kthehet në ekranet e kinemave, më 1 nëntor, por si film duke premtuar të sqarojë shumë gjëra të lënë pezull nga sezoni i parë. Skenarist i “NDF2” është sërisht Ruzhdi Pulaha, kurse regjia këtë herë i është besuar Dionis Papadhimitrit dhe Klajd Papadhimitrit, të cilët janë dhe producentë se bashku me Arben Derhemin. Teksa emra të rinj aktorësh i janë shtuar “NDF2”, shumë prej aktorëve të sezonit të parë vazhdojnë të jenë pjesë e “NDF2” si; Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Eni Jani, Arta Muçaj, Gentian Zenelaj etj.








No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.