Ronela Hajati dhe Varrosi - Panama
Çfarë do ndodhte këndej nga Shqipëria sikur Ronela Hajati të mos publikonte më këngë? Heshtje totale. Patjetër Elvana publikon këngë në mënyrë kostante gjatë gjithë vitit, por Elvana më tepër duket se i është përshtatur/përgjigjur trendeve dhe publikut në Kosovë këto vitet e fundit. Jo se nuk ka artistë të tjerë, por publikimet e tyre janë të rralla gjatë vitit e kalojnë pa u vënë re, sepse dhe media në Shqipëri i ka vënë vizën muzikës. Ndërkohë që këta artistë e publikojnë këngën në Instagram një herë dy herë dhe në arkiv pastaj. Sinqerisht çfarë ndodhi me programet e shoëbiz? Gjynah! Duhet me bë ndonjë program online me thy syrin e keq se në TV veç ku të hash, ku të udhtosh, sa turistë vijnë, mendja bukë të gjithve, jalla. “Panama” një bashkëpunim i Ronelës me Varrosin është nice. Ka një ritëm cool dhe të bën të kërcesh. Të themi të drejtën na mungon pak Ronela me euro-dance/pop-dance, një gjini muzikore që duhet rikthyer, sepse pavarsisht çfarë mendohet është dhe do të jetë gjithmonë më popullorja në Shqipëri. Videoja është…ok veshje me stil arab, rrënoja antike shqiptare…Panama. Ça tha kjo ma ha mooooo hahahahahhahahahaha?! LOT!
Post a Comment