Shqiptarët dhe kokaina - një playlist
Duke gjykuar nga shpeshtësia e përdorimit të fjalës “kokainë” në titujt dhe tekstet e këngëve shqiptare, të jepet përshtypja se në Shqipe një në pesë veta e heqin nga një vizë që më shtatë të mëngjësit para ekspresos. Në fakt aq bazike sa dhe duket, përdorimi i kësaj fjale ka të bëj më tepër me mënyrën si “rimon” fallcazi me pothuajse çdo fjalë në shqip. Në fakt s’ka nevoj as të rimoj me fjalë të tjera se rimon fare mirë dhe me veten. Kooo Kaaaa Iiiii Naaaa. Kurioz të di këta që i këndojnë këtij narkotiku a e kanë provuar ndonjëherë vetë, i dinë pasojat që jep apo hajt figurë letrare. LMAO! Kjo fjalë është shndërruar, në figurën letrare më të përdorur në tekstet shqiptare. (mësuesit e letërsisë, tu pa nga qielli). Dëgjuesve duket se ju ka pëlqyer dhe disa prej hiteve më të mëdhaja të viteve të fundit kanë për titull…kokainën. Ndoshta kjo ka bërë që dhe të shndërrohet në një fjalë-trend. Brezi vjetër mund të shtrëmbëroj fytyrën, por harrojnë sa herë kanë kënduar "Oj Rakiiii" hahahahhaa. Po si tha ai taksixhiu? "Po alkoli nuk të bën gjë." Fiksim traumat shqiptare që serviren me “Asgjë s’ke po hë” dhe pastaj shoqërohen “Po ishte tërë ai njeri, i mirë i shëndetshëm, ça pati nuk e morëm vesh”, kur bëhet m* i madh. Haaaaa! Ok, ja lista për të gjithë kokainistat:
Post a Comment