Dhe Buta me një album të ri
Pas rreth gjashtë vitesh, Buta ka paralajmëruar sot se do të publikoj një album të ri dhe një EP në bashkëpunim me rreperin AGO. Rreperi i njohur ka në diskografinë e tij rreth nëntë EP/Mixtapes dhe dy albume (Pranverë/Verë ‘17 dhe Vjeshtë/Dimër ’18). Albumi i ri pritej të dilte këtë fillimviti, por problemet me ish shtëpinë diskografike të Butës, kanë bërë që të shtyhet për në një datë të dytë. Momentalisht ai është në kontratë me filialin gjerman të Universal Music.
Këtë vit Buta ka sjellë disa bashkëpunime; me Kiden dhe rreperë të tjerë të njohur si Lumi B, Stresi dhe Noizy.
Post a Comment